Celebrity

Instagram-i i Tom Holland është ëndrra e çdo vajze

Shkruar nga Anabel

24 Janar 2024

Instagram-i i Tom Holland është ëndrra e çdo vajze

Tom Holland i dha fund (përfundimisht) të gjitha lajmeve për ndarje nga Zendaya që kanë qarkulluar prej javësh. Dhe sapo na tregoi se Instagrami është vendi që tregon (ose jo) gjithçka për çiftet.

Pasi aktorja e njohur u shfaq si e ftuar në show-n e Schiaparelli për koleksionin pranverë/verë 2024, dhe pamja e saj bëri xhiron e rrjetit, Tom e tregoi sa shumë e mbështet partneren me dy postime të thjeshta.

Instagram-i i Tom Holland është ëndrra e çdo vajze

Si fillim, publikoi një foto të Zendaya dhe vendosi disa emoji me sytë me zemra poshtë saj. Më pas e ndoqi këtë foto me një postim nga një video që qarkullonte online, ku dëgjohet muzika me fjalët: “Ajo është e dashura ime, e vetmja që kam”.

Instagram-i i Tom Holland është ëndrra e çdo vajze

Si për t’i shuar të gjithë zërat në qarkullim, komenti për videon nga vetë aktori ishte: “Kjo (video) është bërë për mua”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bilal Zagaoui (@boulgates)

Kaq u desh që rrjeti të gëzojë për vazhdimësinë e raportit të Tom dhe Zendaya. Çifti u përfol për ndarje pasi aktorja hoqi nga ndjekësit në Instagram aktorin dhe disa persona të tjerë, lëvizje kjo që u komentua si sinajli i parë i ndarjes.

Në të vërtetë, siç edhe u kuptua më vonë, kjo lëvizje kishte qëllim marketimin për filmin e ri të aktores.

Nga ana tjetër, ata nuk janë parë më bashkë publikisht prej kohësh, por vetë Holland ka sqaruar se për të dy është e rëndësishme ta mbajnë raportin sa më larg medias, si të vetmen mënyrë për të pasur një lidhje të shëndetshme dhe të sigurt.

Tom i kundërshtoi zërat për ndarje dhe në një intervistë të shkurtër për mediat, por fansat u duk sikur nuk u bindën deri tani.

Zendaya dhe Tom janë bashkë prej 2016-ës, kur edhe nisën sinjalet e para për një lidhje mes tyre. Raporti i tyre në publik ka qenë shpesh i veshur me një hije dyshimi sepse dukej sikur ishte në kufijtë e shoqërisë, deri në momentin kur të dy e pranuan lidhjen.