News

Ring Center: Hap dyert qendra më e madhe tregtare brenda kryeqytetit

Mbrëmjen e djeshme, ka hapur dyert për herë të parë Tirana Ring Center, qendra më e madhe tregtare në kryeqytet. E pozicionuar në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, vetëm 500 metra larg qendrës administrative të qytetit, Ring sjell pranë qytetarëve të Tiranës një mundësi për një eksperiencë shopping-u të niveleve europiane me disa prej çmimeve më konkurruese në treg.

Në një sipërfaqe tregtare prej 24’000 m², Ring Center ofron shërbime nga më të ndryshmet: një hipermarket gjigand, rreth 70 dyqane të markave më cilësore italiane, suedeze e daneze ndërsa kati i 4-t i qendrës, ofron parkun më të madh argëtues të Tiranës. Në 4’000 m², kjo zonë ofron një pistë gjigande patinazhi, karusel, tren elektrik, lojra nga më të ndryshmet si dhe kinema 5D dhe 7D, një risi kjo për Shqipërinë.

Ring Center është e para qendër tregtare e mirëfilltë brenda Tiranës, e cila i përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur e tillë. Godina me arkitekturë bashkëkohore, është projektuar në bashkëpunim nga një studio arkitekture italiane dhe një studio shqiptare. Në 4 katet e nëndheshme, qendra ofron një parking me kapacitet 500 vende.

Kompania “MSA Konstruksion” ka bërë një investim prej rreth 70 milion Euro për të sjellë në zemër të Tiranës, një qendër tregtare që qytetit i ka munguar gjithmonë. Në 4 vite punë intensive, kjo qendër ka punësuar rreth 600 punonjës dhe një staf prej 150 vetësh, që është i gatshëm t’i shërbejë klientëve të qendrës me korrektësi dhe profesionalizëm.

REELS

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”