Trupi ynë shkon në sinkron me natyrën dhe lidhja është më e fortë sesa mund ta mendojmë. Siç ndodh lindja e diellit sinjalizon zgjimin e turpit, nata na bën të duam pushimin, kur ke probleme me gjumin e gjithë balanca prishet dhe për këtë, ndikues janë disa faktorë.
Disa studies janë të bindur se zgjimi çdo natë në të njëjtën orë është tregues i gjendjes sonë shëndetësore dhe tentativë e trupit për të treguar se diçka nuk shkon, megjithëse hulumtimet nuk janë të vërtetuara shkencërisht.
Sipas mjeksisë tradicionale kineze, trupi ka një orë specifike që sinjalizon organet. Ora, gjithashtu na tregon edhe në çfarë gjendje emocionale dhe fizike jemi.
Shpjegimet flasin për një lidhje të një emocioni specifik me një prej organeve të trupit. Më tej do ju listojmë si shpjegohet në detaje bashkëveprimi i këtyre faktorëve: zgjimi, ora dhe organet.
View this post on Instagram
Zgjimi mes orës 1 dhe 3 të mëngjesit: Veshka – nerva
Nëse të flesh në këtë orar është e pamundur për ty, problemi mund të lidhet me veshkën dhe pasoja shfaqet në formë inati dhe nervash.
Këshillë në këtë rast është të përpiqesh të hash lehtë para gjumit.
Zgjimi mes orës 3 dhe 5 të mëngjesit: Mushkritë – mërzi
Gjatë kësaj fashe orari mushkritë arrijnë makismumin e funksionit dhe sipas mjekësisë kineze ky organ është i lidhur me mërzinë dhe të qarën. Fizikisht duhet parë nëse personi ka alergji ose vështirësi në frymëmarrje.
Zgjimi mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit: Tretje – ankth
Shumica në këtë orar shprehen se kanë nevojë të shkojnë në tualet pasi trupi nis të zgjohet, por zgjimi i përditshëm dhe i paplanifkuar në këtë orë mund të lidhet edhe me ankthin dhe nevojën që trupi ka për të nxjerrë jashtë toksinat negative.
- Nëse pi një lugë vaj ulliri esëll, çfarë ndodh me trupin?
- Kur ha fruta ka shumë rëndësi edhe momenti që zgjedh: Studuesit kanë gjetur të duhurin
- Studimi: Zakoni i keq që kemi pothuajse të gjithë, po na shkakton dëme në tru
- Nëse e ke gjithnjë hundën të ftohtë, mos e humb këtë artikull
- Ç'duhet të pimë çdo ditë esëll, sipas nutricionistëve