Shënim: Ky artikull përmban rrëfime që mund të jenë emocionalisht shqetësuese për disa individë.
Dihet që ndarja nuk është një nga vendimet më të thjeshta dhe të pranuara nga çiftet, e sidomos kur në mes ka edhe fëmijë! Por, mjaftoi një pyetësor në llogarinë e Anabel në Instagram për të treguar momentet se kur shqiptarët e kuptuan se martesat e tyre kishin marrë fund.
Dhunë, tradhti, probleme financiare, alkooli janë disa nga arsyet që dalin në pah nga rrëfimet e tyre.
20+ histori të tjera tronditëse i gjeni më poshtë:
-“Të më prekte fëmijën. Shkaku ishin lekët dhe më mori dritën e syve të mi. E gjitha kjo ndodhi për shkak se s’kishim ekonomi për të mbajtur bebushin”.
-“Martesë në distancë dhe në mes të pandemisë ishte me pushime, ndërsa neve na thoshte jam për punë. Kur e pyeta se kush ia bënte fotot në plazh, tha: “Njerëzit në rrugë” (në fakt nuk kishte asnjeri në rrugë sepse ishte pandemi / karantinë)”.
-“Kur fillova të pëlqej më shumë se ç'duhet dikë tjetër, por nuk e tradhtova! Thjesht e lashë”!
-“Kur më gjuajti me shkelm në sy të djalit. Djali ishte vetëm një vjeç e gjysmë dhe duke qeshur erdhi më gjuajti edhe ai po njësoj si i ati. Aty thashë: “Boll”! Po shkatërroja veten dhe të ardhmen e fëmijës sepse ai do rritej duke parë dhunë e do bëhej i dhunshëm. Tani djali është nëntë vjeç dhe i lumtur. Unë po ashtu!”
-“Pas shumë vitesh martese e dy fëmijë në mes, harroi që kishte familje dhe përgjegjësi, por u vardis pas pijes dhe bixhozit. Çdo lekë i shtëpisë përfundonte atje dhe pas dëshpërimit vinte në shtëpi i dehur dhe më dhunonte. Nuk do ia fal kurrë traumat që u ka shkaktuar vajzave”
-“Jo e imja në fakt, por e kunatës. Kur vajza e saj 13 vjeç i tha: “Po si e duron babanë me kaq shumë nerva. Çfarë të pëlqen tek ai?" U ndjeva keq për një moment, se vajza e tha në syrin tim këtë gjë, edhe pse e kishim kuptuar edhe vetë që përjetonte shumë dhunë nga ai monstër”.
-“Tri javë pas martese më ka goditur se pse i fola një zonje në lagje, që sipas atij ishte shtrigë dhe nuk duhej t’i flisja. Me dhunë kam jetuar dhe për shtatë vite të tjera, derisa sa erdhi momenti që vajza pesë vjeç më tha: “Mami pse rrimë ne këtu kur babi ty të rreh e nuk të do?!”
-“Kur erdhi vjehrra të jetonte me ne dhe filloi të bënte komandën. Komanda nuk iu dha, por na analizoi mirë e mirë dhe na futi në sherr me burrin. Aty, ai u bë palë me të kundër meje dhe martesën e mori lumi...”
-“Kur më mashtroi të bënim një divorc fiktiv, për t’u martuar me një tjetër për letra. Aty i shkrova dhe fëmijët mbi të që të pajiseshin me letra sa më shpejt. Sapo mori çfarë donte filloi një dhunë psikologjike dhe fizike e tmerrshme. E vetme në një vend të huaj...E lashë, ama ia dola! Atë e shkatërrova!”
-“Kur ishim dy të huaj nën një çati dhe asnjëri s’kishte interes e as kuriozitet më për tjetrin”.
-“Më kërcënonte dhe thoshte: “Vetëm vdekja na ndan, do të të vras vëllezërit”. Por, erdhi dita që i thashë “Stop, hajde më vrit”! Por, unë me ty nuk rri më asnjë sekondë. U bënë pesë vite që jam ndarë. Por, brenda vetes akoma kam frikë nga ai. Kur dëgjoj lajmet që vriten gra nga ish-bashkëshortët, tmerrohem!”
-“Kur filloi të përdorte drogë në shtëpi dhe nuk mund të lejoja që fëmija im të rritej me një shembull të tillë”.
-“Kur shkonte me gra të tjera dhe unë mbeta shtatzënë me idenë për ta mbajtur të lidhur pas vetes”.
-“Kur konfirmova për të disatën herë që nuk do ishte mbështetja ime burri, por fëmija i dytë në çift. U zumë, kur më shoqëroi te prindërit se kisha humbur një familjar. I tha nga hiçi mamasë time se do të ndaheshim (por, s’e mendonte vërtetë). Ia plotësova dëshirën dhe shpëtova”.
-“Kur prej vitesh nuk merrja më vëmendjen si grua, por merresha si e mirëqenë. Kur ishim në një shtëpi me dy fëmijë tanë nuk ishte asnjëherë bashkëpunues për familjen. I pëlqente të kalonte më shumë kohë duke pirë alkool dhe duke fjetur gjumë”.
-“Kur zgjodhi të rehatohet pranë mamasë së vet duke më nxjerrë jashtë bashkë me fëmijën. Kur shihja lotët e fëmijës që kërkonin të atin dhe ai as nuk lëvizte as gishtin për të bërë asgjë”.
-“Kur ai me tha shit veshkat dhe organet që të jetosh. Thuaj babait tënd të të mbaj deri sa të marrësh letrat, s’do të të mbaj ty unë”.
-“Sepse nuk bënte asgjë, madje dhe kur linda as pampersa nuk më solli, m’i dhanë në spital derisa erdhi mami dhe solli çfarë më mungonte. Sa fillova punë dhe u bëra e pavarur, i vura shqelmin parazitit. Jam shumë e qetë me vajzën time”.
-“Kur ishim më të rinj, qëndronte në lokal gjithë ditën, nuk punonte, lekët që i jepja të blinte ushqimet i pinte, ndërkohë unë punoja 12 orë në ditë me turne 6:00-13.00 dhe 16:00-23.00. Mbaja atë dhe dy fëmijët, i alkoolizuar në degradim dhe asnjë ditë që nga divorci s’ka kontribuar për fëmijët! Edhe më ka dhunuar”.
-“Kur dhuna s’kishte fund, plus që ai kishte të dashur kunatën, vazhdonte akoma me një ish-in e vet etj. Por, shyqyr që s’kisha fëmijë më atë”.
-“Kur e kisha humbur veten komplet. Isha në depresion e jetoja me frikë në shtëpi. Familjarëve të mi u interesonte më shumë “mentaliteti". Kishte ardhur koha t’i dilja Zot vetes time. Jetoj vetëm me fëmijët e mi. S’jam penduar kurrë”.
-“Kur kuptova që për të kënaqur atë dhe prindërit e tij narcisistë, humba veten, buzëqeshjen time, qetësinë, duke u zhytur në depresion dhe nënshtrim total. Kjo ndodhi pas 15 vitesh me të, e tre fëmijë më pas”.
-“Nuk e di kur mori fund sepse thjesht më la pa asnjë shpjegim. Por, duke marrë shkas nga Lediona (BBV3), unë kam investuar gjashtë vjet energji që të bind babën e vajzës sime që t’i flasë gocës. Edhe sot vajza është tetë vjeçe edhe ai akoma se ka takuar, edhe pse unë si nënë se kam ndaluar kurrë që të shoh vajzën, por ai s’do”.
“Kur erdhi me rrahu ditën e dasmës, syri gjak...Nuk e fala kurrë për këtë veprim”!