TV Mania

Klodian Duro flet për deklaratën në “BBVA 3”: “Bëra gabim me ironinë për dhunën”

Shkruar nga Anabel

22 Janar 2024

Klodian Duro flet për deklaratën në “BBVA 3”: 

Klodian Duro, i ftuar në “Wake Up”, foli edhe njëherë për deklaratën e tij brenda shtëpisë së “BBVA 3”, e cila i solli edhe përjashtimin nga reality show.
 
Klodiani u shpreh se ndaj çdo njeriu nuk bëhet shaka me dhunën ndaj çdokujt, sidomos ndaj grave. “Unë jo më kot atë natë e dënova rëndë pjesën e dhunës ndaj grave. Unë, sot që jam edhe më i ftohtë, mendoj se bëra një gabim me ironinë”, duke shtuar se ka bërë ironi me një banore brenda shtëpisë.
 
“Meqë kam mundësinë, u kërkoj ndjesë të gjithëve, sepse nuk bëhet ironi me dhunën”.
 
Ish-banori tha se përsëriti fjalët e Rozës, sepse që në prezantim, në momentin që është dhënë klipi i tij, ajo është ngritur dhe ka thënë: “Po hyn ky që ka rrahur gruan”. Ai tha se kjo është shumë e rëndë dhe kishte tension.

“Ajo që dua të them është se unë kam pasur shumë dhimbje pas divorcit me ish-gruan, unë e vlerësoj maksimalisht, sepse është nëna e vajzës sime. Ka bërë gjithçka për jetën e vajzës sonë. Kjo ka qenë edhe një pjesë e ironisë, pasi si mundem unë të dhunoj nënën e vajzës sime”, duke shtuar se ai hyri në “BBVA 3” që njerëzit të shihnin si është Klodi i vërtetë, pasi prej vitesh vuan nga ngjarja e ndodhur.

Në disa media është raportuar se Klodian Duro përndiqte dhe dhunoi ish-bashkëshorten.Më 24 mars 2020, Duro shkoi në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila lajmëroi policinë. Duro pretendoi se kishte shkuar në banesën e ish-gruas për të takuar fëmijët. Në prill, gjykata e Apelit në Tiranë caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.

Ai u përjashtua nga program, pasi u shpreh: "Ruajuni nga unë se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Më pas, përmes një zarfi të zi, ai u përjashtua nga shtëpia.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga gara në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të kësaj shtëpie të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën.”

Duro bëri edhe një postim në Instagram, ku u shpreh: "Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit".

“Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej. “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”