Kur të duhet të zgjedhësh nga menuja në një restorant, shumica ia vënë fajin shenjës së horoskopit për faktin që janë të pavendosur, por studimet tregojnë një arsye tjetër që siç theksohet është shumë e pranishme në brezin Gen-Z (të lindurit nga 1997-2010).
Numri i arsyeve që shkaktojnë ankth te ky brez është gjithnjë e më shumë në rritje, po ashtu mënyrat si shfaqet janë nga më të ndryshmet.
Po çfarë është ankthi i menusë?
Një studim i realizuar në SHBA nga një grup restorantesh, ka zbuluar idenë e parehatisë dhe sikletit të krijuar në momentin kur një person nis të shfletojë faqet e menusë dhe e kanë emërtuar si ankthi i menusë.
Si fillim duhet teksuar se 67% e njerëzve (të përfshirë në studim) pranojnë se vuajnë nga ankthi sidomos në situata si kjo, ku u duhet të flasin edhe me kamerierin që për ta mund të jetë i panjohur. Prandaj në këto situata shumica përfundon duke porositur atë që merr personi që ka në tavolinë pa e ditur se çfarë do u vijë për të ngrënë.
Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, sugjerohet që para se të rezervosh në restorant të lexosh disa review që të krijosh idenë se çfarë të pret, shiko se ç'sugjerojnë të tjerët, specialitetet e restorantit në fjalë ose thuaji personit tjetër të porosisë për ty. Në rastet kur situata bëhet mjaft problematike, të sugjerojmë të flasësh me një specialist të shëndetit mendor.