“BBVA 3” nisi furishëm, me ndryshime e të reja, por edhe me shumë debate, drama, diskutime dhe dëshirën e dukshme për të qenë “shefi i shtëpisë”.
Edicioni i tretë i reality show-t, për një pjesë të konsiderueshme të ndjekësve të Anabel, ndonëse ka një javë që ka nisur, ka lënë një shije të hidhur dhe në disa raste, është bërë edhe i mërzitshëm. Por, duhet theksuar se ka shumë personazhe, karaktere e histori, të cilat janë bërë bashkë dhe ndoshta situata kaotike do të zgjasë pak.
Në llogarinë e Anabel në Instagram, u krye në sondazh ku pyeteshin ndjekësit nëse po e pëlqenin “BBVA 3” deri më tani dhe rezultatet janë këto:
7% u shprehën se po u pëlqen shumë, pasi ka karaktere të ndryshme.
21% klikuan opsionin “çka” dhe shpresojnë se do të ndryshojë gjendja sapo personazhet të njihen me njëri-tjetrin.
73% u shprehën se s’u pëlqen fare, për shkak të dramave dhe sherreve të kota.
Duke parë rezultatet, ne u kërkuam ndjekësve të përshkruanin “BBVA 3” këtë vit dhe ata u përgjigjën kështu:
“Shumë zhurmë për asgjë”
“Skandaloz”
“Është kot fare, nuk po shtyhet”
“I lodhshëm. Fillojnë flasin kot pa lidhje. Vetëm Heidi dhe Meri më pëlqejnë”
“Vjet ishte me teorinë: “Lëre të rrjedhë” dhe në “Kuadër të lojës”; këtë vit: “Unë jam më VIP se ti”
“Ka veç debate. Nuk po shohim asnjë mundësi për t’i njohur më mirë banorët”
“S’po më ngjit fare”
“Po përpiqen të ripërsërsisin nivelin e të vjetshmit, por s’janë as origjinalë e as organikë në debate”
“Pa kripë! Pa dinamikë!”
“Nuk është bërë as java e dytë dhe duket sikur kanë 3 muaj aty brenda”
“Ditën e parë, me larminë e karaktereve dukej interesant, por ka shumë debate”
“Asnjë diskutim që ia vlen. Veç thashetheme dhe intriga”
“Njerëz që flasin për edukatë, ndërkohë që nuk e kanë vetë”
“Na lodhën që pa filluar”
“Deri më tani, pa lezet. Flluska kot në ajër, sherrre dhe debate pa lidhje”
“Është i mërzitshëm”
“Përcjell negativitet dhe agresivitet”
Këto ishin vetëm disa nga komentet e njerëzve, mes qindra të tillave. Megjithatë, duhet theksuar se spektakli sapo ka nisur dhe sigurisht që do të ketë dinamika e situata të shumta, të cilat do t’i vendosin banorët para diskutimeve më të frytshme dhe momenteve që i bashkojnë.
Artikuj të sugjeruar: