A nuk do ishte bukur të kesh një çantë që shkon me çdo gjë dhe që mund ta veshësh nga mëngjesi në mbrëmje pa u shqëtësuar për ku je duke shkuar?
Ka një guidë për të kuptuar se cila është çanta perfekte për ty dhe nuk ka pse të jetë trendi i momentit, as nuk ka pse të jetë luksoze, mjafton të ketë gjithçka ti do.
Ideja kryesore është që çanta të ketë hapësirë për gjithçka bazike që do të kesh në çdo ditë me vete. Mbase duhet të ketë hapësirë për të papriturat e ditës, mbase edhe për tabletin apo laptopin, një bllok, çfarëdo të jetë, në varësi të nevojave që ti ke apo punës që bën.
Që ta zgjedhësh ti cila është e duhura për ty, më tej do të listojmë 5 lloje çantash që plotësojnë kushtet që zakonisht ka një vajzë në përditshmëri.
1. Modeli i parë është çanta që mbahet mespërmes trupit: rrip i gjatë, e vogël, çanta e duhur për një grua që ka jetë dinamike dhe praktike. Zakonisht ti e di çfarë do dhe nuk merr asgjë të tepërt me vete.
2. Çanta e dorës: nuk ka rrip, mbyllet me mekanizëm specifik, është e vogël dhe i dedikohet çdo gruaje që do të tregojë nivelin e lartë të jetesës në heshtje dhe me klas.
3. Çanta e pazarit: rrip i gjatë, shumë hapësirë, ekonomike, material tekstil dhe nxë çdo gjë.
4. Çanta që mbahet në brez/krah: është e vogël por njëkohësisht me hapësirë të mjaftueshme. Mund të harrosh lehtësisht që e ke me vete dhe nuk të mundon fare ta mbash.
5. Çanta e madhe: këtë e mban në krah/duar ose parakrah. Është përgjithësisht material lëkure, ka ndarje dhe xhepa që të ndihmojnë të jesh e organizuar dhe sigurisht, mban çdo gjë që të duhet në ditë pune (edhe laptopin).