Zyrtarisht festat mbaruan! Që do të thotë se bashkë me to edhe zakonet e “këqija” të atyre ditëve. E dimë, s’është aq e thjeshtë të heqësh dorë nga mëkatet e ëmbla, nga bakllavaja, panettonet, të festuarit në çdo orë të ditës, etj, por DUHET, prandaj merrni dozën e parë të motivimit në këtë artikull.
1. Mos hani më kur nuk keni uri
Gjatë ditëve të pushimit, nën justifikimin e festave është fare e thjeshtë të hash edhe nëse nuk të hahet. Pse? Epo kudo përreth ka ëmbëlsira, pjata me shumëëë kalori, një gjel për t’u mbaruar e shumëë, shumëëë ushqime që të bëjnë të pendohesh 3 minuta pas përfundimit të pjatës. Koha të ndaloni.
Riktheni detox-in, sallatën dhe abonimin në palestër. Edhe nëse jeni pushim dhe doni diçka për të
ngrënë, ktheni sytë nga frutat.
2. Teprimi me alkoolin
Ditët e fundit të dhjetorit e hëna nuk ka asnjë dallim nga e premtja apo e shtuna sepse të gjithë dalin! Thënë këtë, abuzimet me alkoolin shkuan paralel me kaloritë, prandaj frenoni. Vërini qëllim vetes dhe gjatë ditëve të javës qëndroni larg pijeve. Kjo do t’ju bëjë që gjatë fundjavës ajo gota plotësisht e merituar t’ju shijojë dyfish. Për më tepër, nëse je një përdorues IQOS, mund të përdorësh pajisjen tënde duke shijuar gotën e dëshiruar.
3. Gjumi i keq
Gjatë festave, 8 orarëshi i gjumit nuk është më prioritet për ju, por duhet të jetë sa më parë. Eshtë shumë e rëndësishme të bëni gjumë të mirë dhe t’i riktheheni rutinës së shëndetshmë nëse nuk doni që gjatë janarit të ndiheni jo produktive, të lodhur, me mendime negative apo të pashëndetshëm. Merrni kohën tuaj për t’u çlodhur.
4. Kujdes me shpenzimet
E dimë që nuk keni dhënë vetëm përqafime gjatë dhjetorit dhe mund ta imagjinojmë lehtësisht si janë financat e janarit të pafundëm. Nëse po kaloni një ngërç financiar për shkak të festave, tregohuni të zgjuar dhe bëni një listë me gjërat që keni prioritet. Ju kujtojmë se mund ta kaloni në qetësi këtë muaj vetëm me kafe dhe Iqos - nëse je përdorues, prandaj fshini çdo aplikacion që ju tundon financat.
5. Aktiviteti fizik
Nuk ka më as kohë dhe as justifikime. Sekreti është ekuilibri. Nëse i shijuat festat dhe u argëtuat mjaftueshëm, tani është koha të lëvizni. Bëni ecje, vrap, yoga, palestër, por thjesht lëvizni! Vera vjen shpejt.
Artikull Promovues