Metropolitan

Drama mes Beckham-ëve: Nicola dhe Brooklyn janë munduar të flasin me Cruz, por më kot :(

Drama mes Beckham-ëve: Nicola dhe Brooklyn janë munduar të flasin
Getty Images

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, thuhet se kanë tentuar të shuajnë konfliktin familjar përpara se Cruz Beckham të bëhej viral për mesazhet e ashpra në rrjetet sociale.
 
Sipas TMZ, ekipi i çiftit ka kontaktuar së fundmi me Victoria, David, Romeo dhe Cruz Beckham, duke u kërkuar atyre që të ndalojnë së përhapuri një narrativë negative për ta. Në rast se nuk do të ndalojnë, të mos i komunikojnë më fare!
 
Brooklyn, 26 vjeç dhe Nicola, 30 vjeç, ndihen se e gjithë drama është kundër tyre dhe e ka larguar vëmendjen e publikut nga arritjet dhe lajmet pozitive të familjes, si dhe kanë kërkuar që t’i jepet fund dhe të ketë sërish harmoni.

Drama mes Beckham-ëve: Nicola dhe Brooklyn janë munduar të flasin
 
Megjithatë, Cruz vazhdoi të sulmonte vëllain dhe kunatën e tij përmes Instagramit. 20-vjeçari u përfol të hënën pasi kishte postuar për muaj të tërë në Instagram Notes, duke u shprehur: “Je gënjeshtar”; “Tani je k*r”; “Karma do të të zërë”, si dhe “Ah, sindroma e Stokholmit”.

Një tjetër note shkruante: “Je i vdekur për mua.”

Drama mes Beckham-ëve: Nicola dhe Brooklyn janë munduar të flasin

Spekulimet për përçarje në familjen Beckham kanë qarkulluar që nga prilli, ndërsa Page Six raportoi dy muaj më vonë se Brooklyn kishte ndërprerë kontaktet me prindërit.

“Ai nuk u përgjigjet më atyre, ndonëse ata përpiqen ta kontaktojnë,” tha një burim në qershor, ndonëse përfaqësuesit e tij e mohuan këtë.

Përdorues të vëmendshëm të rrjeteve sociale vunë re se Victoria, 51 vjeçe, dhe David, 50 vjeç, kanë hedhur ‘thumba’ ndaj Nicola-s gjatë gjithë muajit, përmes aktivitetit në Instagram.

Drama mes Beckham-ëve: Nicola dhe Brooklyn janë munduar të flasin

Çifti ka pëlqyer pothuajse të gjitha postimet e fundit të Brooklyn-it, por asnjëherë ato ku shfaqet gruaja e tij.
 
Sa i përket çiftit të ri, Brooklyn dhe Nicola janë të martuar që nga prilli i vitit 2022.
 
TMZ raportoi në maj se Victoria dhe David janë të "tronditur" nga sjellja e të birit dhe nuk duan që e shoqja e tij të jetë pranë tyre, për të “diskutuar dramën e vazhdueshme” me Brooklyn-in.
 
Nga ana tjetër, thuhet se Nicola “ua kthen gjithmonë fjalën” dhe “mbron me ngulm” bashkëshortin e saj.

REELS

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

----news/74770/drama-mes-beckham-eve-nicola-dhe-brooklyn-jane-munduar-te-flasin-me-cruz-por-me--i83617