Ushqim & Pije

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

Dihet që ngrirja i mban ushqimet e sigurta për të një kohë të pacaktuar, por kjo formulë nuk vlen për çdo produkt. Ja cilat ushqime mund të ruhen në ngrirje, por me siguri që ju nuk e dinit!

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje
 
#1 Gjalpi: Gjalpi mund të ruhet për një vit në frigorifer nëse nuk është i hapur. Nëse doni të ruani një pjesë nga pakoja e përdorur, atëherë duhet të hiqni letrën e paketimit, ta vendosni në një tas dhe ta mbështillni me diçka plastike e më pas t’i vendosni sërish kapakun.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#2 Bukë: Me siguri e dini se buka myket nëse e mbani në një ambient të jashtëm për shumë kohë, ndërsa ngrirja mund ta shpëtojë atë nga koshi i plehrave. Mbështilleni fort bukën me një qese plastmasi, të ndjekur nga një letër alumini përpara se ta ngrini.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#3 Brumë biskotash: Ju mund t'i ruani topat e brumit në një copë me zinxhir të përshtatshëm për ngrirjen dhe t’i merrni prej andej sipas nevojës për gatim.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#4 Djathë i grirë: Nëse doni ta ruani djathin e grirë për ta përdorur në picën e radhës ose për t’ia hedhur sipër makaronave duhet ta ruani në një copë në ngrirje.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#5 Banane të pjekura: Në vend që t'i lini të kalben, thjesht hiquni lëkurën, pritini në copa dhe ruajini në ngrirje.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#6 Hudhra: Shumëkujt nuk i pëlqen që të qërojë hudhrën sa herë i duhet ta përdor në gatim. Shpëtoni veten nga telashet duke qëruar një sasi prej tyre, më pas i paketoni në një qese frigoriferike dhe ruajini për një ditë tjetër.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#7 Proshutë: Ashtu si djathi, gjalpi dhe ushqimet e tjera në këtë listë, proshuta nuk bën përjashtim. Ngrijeni proshutën deri në një muaj dhe do të shpëtoni veten nga nevoja për të blerë sërish një sasi tjetër për gatimin e radhës.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#8 Xhenxhefil: Ashtu si hudhra, xhenxhefili është një tjetër produkt që duhet të qëndrojë i freskët në temperatura nën zero. Mbështilleni me një qese plastike, më pas me një letër alumini dhe vendoseni në ngrirje.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#9 Mielli: Ruajtja e tij në frigorifer zgjat jetëgjatësinë (deri në dy vjet për miellin e bardhë dhe një për grurin), ndaj mund ta ruani edhe ju.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#10 Arrat: Arrat prishen shpejt për shkak të sasisë së madhe të vajit. Por ju mund të ngadalësoni skadimin e tyre dhe t’i ruani shijen duke i ngrirë. Arrat e plota do të qëndrojnë të freskëta deri në një vit.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#11 Oriz i gatuar, quinoa: Ju e dini që orizi i gatuar mund të konsumohet edhe pasi ka qëndruar dy ditë në frigorifer. Por, nëse doni ta ruani për më gjatë për ta përdorur në gatimet e radhës, ju mund ta vendosni në ngrirje të mbështjellë me një letër celofan.

10+ ushqime që nuk e dinim se mund të ruhen në ngrirje

#12 Vezë të pagatuara: Nëse sasia e vezëve që përdorni çdo javë ju del jashtë parashikimit dhe s’keni çfarë të bëni me to, ju mund t’i ruani vezët e plota në ngrirje. Por, ka edhe një mënyrë tjetër: T’i rrihni të bardhën dhe të verdhën bashkë dhe të shtoni pak fare kripë ose sheqer dhe i mbani për disa ditë në ngrirje.