Instagramming

Drini Zeqo reagon pas largimit nga “BBVA 3”

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2024

Drini Zeqo reagon pas largimit nga “BBVA 3” 

Drini Zeqo u detyrua të linte shtëpinë për shkak të një urgjence familjare. Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh se shëndeti i familjarëve është më i rëndësishëm se sa gara.
 
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua, vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, shkroi ai në mbishkrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Drini Zeqo (@drini.zeqo)

Drini la dje shtëpinë e “BBVA 3” në mënyrë të papritur.  Lajmi u bë me dije përmes një zarfi, të cilin e ka lexuar Julian Deda.
 
“Vëlla i Madh dëshiron t’ju informojë se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo është detyruar të lërë shtëpinë. Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me të gjithë ju dhe ju uron sukses në rrugëtimin tuaj në vazhdim”, duke befasuar banorët dhe shikuesit.