Dyshohet se Doja Cat është dhunuar fizikisht nga i vëllai 30-vjeçar, sipas një padie të siguruar nga Page Six.
Në dokumentin e dorëzuar në datën 12 janar, në gjykatën e Los Angeles, të nënshkruar nga nëna e saj, Deborah Elizabeth Sawyer, thuhet se Raman Dalithando Dlamini i ka thyer dhëmbët këngëtares së “Paint the Town Red”.
Në dokumente shkruhet se Doja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zadile Dlamini, kërkon mbrojtje kundrejt vëllait të saj 30-vjeçar. Si pasojë e dhunës, ai i ka shkaktuar hematoma dhe plagë në trup.
“Raman e ka dhunuar verbalisht në një shkallë degraduese”, thuhet në padi, duke shtuar se fituesja e çmimit Grammy ndihet e pasigurt dhe e traumatizuar.
E ëma e Doja shprehet gjithashtu se djali ka vjedhur dhe dëmtuar disa nga sendet personale të së bijës. Ajo është shprehur se Raman e ka abuzuar fizikisht për vite me radhë dhe kohët e fundit e ka kërcënuar se do e vrasë, duke shtuar se i biri është bërë shumë i dhunshëm në janar të këtij viti.
Sawyer deklaroi gjithashtu se ka marrë urdhër mbrojtjeje ndaj të birit që në vitin 2017, por afati i urdhrit ka mbaruar. Ndërkohë, Doja duhet ta firmosë vetë padinë, në mënyrë që të marrë mbrojtje kundrejt të vëllait.
Artikuj të sugjeruar: