Showbiz

Pse sherret në “BBVA 3” thjesht nuk po marrin fund

Pse sherret në “BBVA 3” thjesht nuk po marrin fund 

Kur nisi edicioni i tretë i “Big Brother Albania”, u bë me dije se kasti i këtij viti do të jetë më interesant se i vitit të kaluar dhe ndoshta kam një qasje dhe mendje (jo dhe aq) naive, por me “interesant” kuptoj më shumë kulturë, edukatë, biseda të gjalla dhe gallatë, sa më pak kunja dhe më shumë argëtim dhe respekt.
 
Mund të them, se qysh në ditën e katërt (e cila ende nuk ka përfunduar), edicioni i tretë i këtij programi është i mbushur me debate që ndodhin pa baza dhe arsye serioze. Fillimisht, Egla Ceno deri më tani nuk ka thënë një fjalë të mirë dhe luan rolin e një “edukatoreje që mban shënim se kush pastron e kush jo”; Meri Shehu, e cila që në momentin e parë (megjithëse mendova se do të ishte mjaft spontane dhe ‘funny’), përcaktoi se kush është i famshëm e kush jo; Roza Lati që po vendos barrierat me njerëz që sapo i ka takuar, por po e bën në mënyrën më të rëndë; Jul Deda që do të ecë në hapat e Luizit dhe së fundmi, Ilnisa Agolli që e çon debatin në pikat më të ulëta të një diskutimi.
 
Nga ana tjetër, ka banorë që as nuk u ndihet zëri, nuk janë fare protagonist dhe ndoshta as nuk e kanë idenë se ku janë dhe se ç’kanë në plan të bëjnë.
 
Nëse thjesht hedhim një sy në llogarinë e “BBVA 3” në Instagram, do të shohim vetëm reels-a ku sherret dhe debatet pa kokë e pa fund dominojnë. Por, pse është duke ndodhur diçka e tillë?
 
Arsyeja e parë mund të lidhet me dëshirën për të treguar se kush është më i forti – Në një shtëpi ku tashmë ka shumë personazhe e karaktere të ndryshme, secili do të jetë më agresiv se tjetri për të vendosur ca kufij në gjërat që toleron apo jo, si dhe për t’i treguar publikut se kush dominon dhe bie në sy.
 
Një tjetër arsye mund të lidhet me edicionin e mëparshëm të “BBVA”, ku duke parë ndikimin e jashtëzakonshëm të Luizit dhe personazheve të tjerë, banorët kanë sërish të njëjtën qasje, duke harruar se publiku kërkon diçka të re. E kemi thënë, stërthënë e do vijojmë ta themi: Publiku kërkon origjinalitetin! Herët a vonë, nëse dikush zgjedh një strategji të përdorur, do të dalë në personalitetin e tij dhe do të shfaqet në trajtën e zakonshme.
 
Karakteri i individëve – Natyrisht, kjo është arsyeja kryesore. Secili personazh ka karakterin e vet unik, këndvështrime dhe gjëra që nuk i toleron. Ajo që duhet pasur parasysh është se ata tanimë janë në një ambient të përbashkët dhe duhet të tolerojnë njëri-tjetrin dhe të dinë rregullat e bashkëjetesës, sidomos kur kanë mbi 100 kamera mbi krye.
 
Ne urojmë shumë që të ndryshojë e gjithë kjo situatë e nderë me 1001 kunja, konflikte, dëshirën për t’u dukur “luani i shtëpisë” dhe që banorët të dhurojnë humor dhe situata interesante, në mënyrë që të paraqiten në formën që duan te publiku.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee