Social Buzz

Një përmbledhje me mënyrat më të çmendura/rrezikshme që shqiptarët kanë bërë lekë

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2024

Një përmbledhje me mënyrat më të

Shënim: Ky artikull përmban rrëfime që mund të jenë emocionalisht shqetësuese për disa individë.

Kur vjen puna te “zbërthimi” me detaje i historive sesi njerëzit në jetën tonë, ata që njohim apo ata me të cilët bashkëveprojmë çdo ditë kanë bërë lekë, jo të gjithë janë gati për t’u rrëfyer. Sepse nuk janë punë fort të lehta këto! Pa dashje, mund të përfshihen njerëz apo situata që shkojnë përtej çdo parashikimi.

Por, në Anabel, mjaftoi një pyetësor ku shqiptarët mund të tregonin mënyrat më të rrezikshme apo të çmendura sesi kanë bërë lekë njerëzit që ata njohin dhe ata u “zbërthyen” në elementë dhe detaje nga ato tipiket që ndoshta nuk jua merr mendja!

Ja një përmbledhje e tyre:  

-“Punonte sanitare, ndërsa burri në ndërtim. Pas 15 vitesh mblodhën lekë dhe kanë marrë me qira një hotel në rrethinat e Venecias. U ka ecur shumë mbarë, kanë blerë shtëpi, etj...”

“Punonte shpërndarës kafeje nëpër rrethe dhe rastësisht kupton së transportonte dhe mall. Foli me pronarët dhe mori përqindjen e tij. Më pas filloi të merrej me transportim njerëzish me skafe gjatë natës. Më vonë transportonte lekët e tyre nga Italia në Shqipëri duke i fshehur në oriz, në gomat e makinës, etj...Bëri lekë dhe la më pas gjithçka”

-“Ish-shefi im e filloi duke transportuar emigrantë përtej kufirit me Greqinë në bagazhin e makinës. Por, ama ishte me nuhatje sipërmarrësi dhe i eci”

-“Vidhja të gjitha pagesat e pronarëve të hoteleve në Amerikë. Të gjitha rezervimet që bëheshin, mblidheshin lekët dhe pagesa bëhej në fund të atij muaji ose në fillim të muajit tjetër. Ndërroja bankën ku do bëhej pagesa dhe fusja numrin e llogarisë sime. 18 mijë dollarë për 2-3 ditë.”

-“Ka mënyrë më të fëlliqur se të besh para në kurriz të një njeriu me probleme psikologjike! Ajo e mban vetëm për të shtuar llogarinë e saj, pastaj do ta lë. Sa keq më vjen, po nuk i them dot se s’dua ta lëndoj. E kam shok të mirë, por ajo tipja është mashtruese e madhe”

-“Unë me shoqen e ngushtë kemi bërë lekë rreth 40 mijë euro duke përdorur foto nudo nga interneti. Çunat na dërgonin lekë për më shumë foto. Sa shpejt gënjehen meshkujt shqiptarë po ta mendosh”

-“Njoh jo një, por shumë njerëz që kanë bërë lekë të çmendur në vitet ‘90 duke rrëmbyer vajza minorene për t’i trafikuar më pas. Shqiptarët vetëm për këto janë të aftë të pasurohen në kurrizin e të tjerëve”

-“Shoqja ime u bë e pasur kur ngeli shtatzënë me burrin dhe i tha belgut: "Është fëmija yt". Bashkë me burrin luajtën lojën, e regjistruan belgun si baba dhe morën plot dy milionë euro”

-“Kunata ime mora vesh që lekët i ka fituar duke mashtruar online klientët dhe punëtorët e saj. Çdo gjë që na tregonte ne ishte një gënjeshtër e madhe. Vazhdon e mban veten si biznesmenë”

-“Ish-i im (mashkull) shkon me pleq dhe meshkuj shumë më të mëdhenj se vetja për lekë. Ditën e dasmës tonë një person që njihet i dërgoi lule...I kam gjetur disa herë mesazhe të dyshimta. Kur u ndamë të gjithë ma përmendnin këtë fakt”

-“Eskortë (metoda e vjetër e njerëzimit) dhe pastrim lekësh, hap/mbyll biznese të ndryshme në emra të ndryshëm”

-“Shefi im. I dashuri i një ministreje në moshë të madhe. Ai është 33 vjeç. E mbyti në tendera ajo e shkreta!”

-“E kisha shok dhe mora vesh që ishte tutor. Domethënë, gjithë atë pasuri e kishte nga punët e pista që bënte”

-“Vodhën një nga një babanë tim, vëllezërit e prindërit. Ndërkohë që jetonin të gjithë bashkë dhe ende vazhduan ta bënin këtë gjë”

-“Duke kaluar njerëz me skaf dhe me drogë, para 15-20 vitesh flasim”

-“Nuk është dhe aq mënyrë e çmendur, por një kolegia ime bën seks si fillim për "kënaqësi" me kolegët me post më të lartë në punën ku jemi, e me pas ata ndoshta ngaqë ngelen të kënaqur i bëjnë "dhurata" (lekë, kryesisht). Ka disa vite që e bën, jam me të çdo ditë, po as di dhe as do e kisha bërë dot”

-“Njerëzit që postojnë këmbët në only fans...Nuk e di...”

-“Një kushëri i mamas137 e shiti të fejuarën e tij për prostitutë dhe kështu e nisi. Tani është një multimiloner dhe ka ca hotele në Vlorë shumë të njohura”

-“Kushëriri i burrit tim përdorte një vajzë nga fshati në Bruksel, ndërkohë i martuar e me fëmijë këtu. Çuni i hallës sime me shtëpi bari në Londër. Ndërsa, ne na telefonon banka çdo datë 15 për kredinë e shtëpisë”

-“Kunati im ka bërë çmenduri me tenderat, vjedhje e gjalle dhe super lekë në xhep për vete”

-“Kushërira ime i jepte muhabet burrave mbi 50 vjeç me lekë, po të vetmuar. Ata e shpërblenin me shuma të majme. Kjo ndërkohë jo më shumë se 20 vjeçe”

-“Një djalë në gjimnaz që mbahej si "playboy" me femrat, simpatik që s’ta jepte përshtypjen. Sot punon në Europë si zhigolo për meshkujt. Të gjithë menduan se iku për shkollë”

-“Një pronar supermarketi ishte kryetar komune, mbante aktive pensionet e të vdekurve... Me lekët që mblodhi hapi supermarket”

-“Komshiu im punonte si shofer i te verbërve dhe brenda në furgon mbante(transportonte) dhe drogë( se nuk kontrollohej mjeti asnjëherë) derisa e kapën pasi e spiunuan”