Celebrity

Madonna e hapi koncertin në Toronto me gafë dhe e vazhdoi me batuta për pamjen e Lady Gaga

Shkruar nga Anabel

16 Janar 2024

Madonna e hapi koncertin në Toronto me gafë dhe e vazhdoi me batuta

Madonna e nisi koncertin e saj të radhës në Toronto me një gafë nga ato të mëdhatë. Sapo hyri në skenë përshëndeti fansat, por ngatërrroi emrin e qytetit ku ndodhej. “A është gati Bostoni?” tha ajo dhe fansat nuk reaguan.

Sigurisht, situatën e mori menjëherë në dorë dhe nisi të korigjojë veten, para se heshtja në sallë të thellohej. “A jeni me nerva sepse ngatërrova emrin e qytetit? Më falni! Çfarë dreqin ishte kjo”, tha Madonna më tej.

Fansat mesa u kuptua nga video virale e shpërndarë në TikTok e morën me shaka të gjithë situatën, sidomos pas batutave që pasuan.

Madonna e hapi koncertin në Toronto me gafë dhe e vazhdoi me batuta

“E imagjinoni dot të hyja unë në skenë dhe ju të më thërrisnit Lady Gaga. Nuk do më pëlqente aspak. Jo se kam gjë me Lady Gaga-n. E dua shumë. Seriozisht,” vazhdoi ajo monologun para fansave. Dhe në fund për t’i vënë vulën gjithë situatës bëri një shaka me pamjen e koleges. “Unë i dua të gjithë ata që janë më të shkurtër se unë!".

Fansat e duartrokitën, e vazhduan të këndojnë bashkë me të pas situatës së sikletshme dhe siç duket reagimet qenë përgjithsisht pozitive.

Madonna e hapi koncertin në Toronto me gafë dhe e vazhdoi me batuta

Madonna ka muaj që është në tur. Ky ishte koncerti i dytë brenda javës në Toronto, ndërsa para se të shkonte në Kanada, ajo performoi në Boston.