Health

Ç'duhet të pimë çdo ditë esëll, sipas nutricionistëve

Ç'duhet të pimë çdo ditë esëll, sipas

Cila është mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj? Ekspertët e ushqimit sugjerojnë të ndjekwsh shembullin e tyre:

- Pi ujë, edhe nëse nuk ke etje

Shumica e ekspertëve kanë një “pije të preferuar” për mëngjesin. Edhe nëse nuk është se po tw pihet shumë ujë, është ajo që trupi ka nevojë më së shumti, për t’u rihidratuar pas një nate gjumi.

"Ti nuk mund të ndihesh domosdoshmërisht i/e etur në mëngjes, por pirja e ujit mund të jetë një zakon shëndetësor që ti i jep përparësi për të qëndruar i/e hidratuar përgjatë ditës”, u shpreh Vicki Shanta Retelny, një dietologe për HuffPost.
 

Të tjera pije përfshijnë:

- Lëngje të shtrydhura

Ndërsa lëngjet kanë marrë një reputacion të keq gjatë viteve, Ruhs, një nutricionist, tha se një gotë me lëng portokalli në mëngjes është shumë e mirë.

- Çaj

Në çdo temperaturë, çaji është një zgjidhje e shëndetshme. Kërkimet kanë treguar përfitime shëndetësore, duke përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, nga pirja e çajit.

- Uji i nxehtë me limon

Asnjë nga ekspertët me të cilët HuffPost kontaktoi nuk ndjeu ndonjë magji të veçantë në ujë të nxehtë me limon si një pije e parë nga shtrati, por as ata nuk e dekurajuan atë.

“Uji i nxehtë është tepër qetësues dhe limoni shton një spërkatje të bukur agrumesh në ujë. Personalisht, nëse jam duke pirë një pije të nxehtë, preferoj të marr antioksidantë prej saj, prandaj sugjeroj që në vend të kësaj të pini çaj jeshil me limon. ”

- Nëse do të “lëvizësh gjërat” – Konsumo kafe

Nëse je duke kërkuar, siç u shpreh Ruhs: "të kryesh ca punë para se të dalësh nga shtëpia", ajo sugjeroi një filxhan kafe.

Duhet të dini se ajo që pini ka rëndësi

Pavarësisht zgjedhjeve të tyre, ekspertët bien dakord që gllënjka juaj e parë e ditës është e rëndësishme.

"Vendos tonin për tërë ditën", tha Ansel. “Gjëja e fundit që dëshiron të bësh është të nisësh ditën me një pije me sheqer, shumë të përpunuar si pije e gazuar ose një pije energjike që do të mbysë sistemin tënd me sheqerna. Këto mund të japin një goditje të shpejtë të energjisë, por kjo është e garantuar të ndiqet nga një ultësi e konsiderueshme në mes të mëngjesit. "

 

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.