Astro Fun

Çfarë të dhurosh për dasmë sipas çdo shenje të horoskopit

Shkruar nga Anabel

14 Janar 2024

Çfarë të dhurosh për dasmë sipas çdo shenje

Nuk ka rëndësi në sa dasma keni marrë pjesë, gjetja e një dhurate ideale për çiftin nuk është gjithmonë një mision i lehtë. Ju doni diçka kuptimplote dhe një produkt që atyre t’u pëlqejë vërtetë.

Duket se nuk ka nevojë të kaloni orë të tëra nëpër dyqane për të kontrolluar dhe gjetur dhuratën perfekte. Mjafton t’u besoni yjeve dhe shenjës së horoskopit të çiftit që martohet dhe me siguri do të gjeni dhuratën ideale.
 
Nisuni nga mënyra si miqtë tuaj që po martohen do të arredojnë shtëpinë, te gjërat që u pëlqejnë, pasionet apo ndërveprimi me të tjerët, idetë janë kaq të shumta! Mjafton të dini ditën kur kanë lindur!


 Çfarë të dhurosh për dasmë sipas çdo shenje
Dashi: Dhurata më e mirë e dasmës për Dashin është një aparat kafeje. Sepse kjo shenjë meriton një dhuratë që përputhet me personalitetin aktiv, energjinë e pashtershme etj.
 
Demi: Demët duan gjërat më të bukura në jetë. Një komplet pjatash porcelani ose gota kristali janë një super ide. Edhe nëse ata nuk jetojnë në një vilë apo rezidencë të shtrenjtë, asgjë nuk i pengon që të shtojnë “arsenalin” e luksit në kuzhinë.

Çfarë të dhurosh për dasmë sipas çdo shenje
 
Binjakët: Binjakët meritojnë një dhuratë që i përshtatet stilit të tyre të jetesës. Kështu, nëse çifti i ri pas dasme bëhet gati për t’u futur në shtëpi të re, një sobë ose thjesht furrë do të ishte një ide. Sepse në festën e radhës që Binjakët do të organizojnë, kanë një gjë të vlefshme dhe të dhuruar që u hyn në punë.
 
Gaforrja: Dhurata më e mirë e dasmës për të lindurit e kësaj shenje mund të jetë një mikser. Pas kësaj, bëhuni gati të realizoni bashkë disa receta, sepse asgjë nuk i gëzon më shumë Gaforret se procesi i gatimit dhe rehatia me miq të mirë në shtëpi.
 
Luani: Luanët dhe shishet e bukura të shampanjës shkojnë së bashku! Të lindurit e kësaj shenje duan protagonizmin, edhe nëse janë pjesë e një feste, ndaj një shishe pije e bukur është një gjetje e veçantë.  
 
Virgjëresha: Askush nuk e vlerëson një hapësirë të pastër më shumë se Virgjëresha e fiksuar pas përsosmërisë, kështu që nëse vërtet dëshironi t'i bëni përshtypje në ditën e tyre të dasmës, mund t’i bëni një fshesë me korent.
 
Peshorja: Peshorja ka të bëjë me estetikën dhe pamjen e jashtme, kështu që gjithnjë do të kenë nevojë për enë gatimi të fundit, edhe nëse nuk gatuajnë. Një set i përshtatshëm me siguri që do të zërë vendin e nderit në kuzhinës e mikut/es suaj të kësaj shenje.
 
Akrepi: Akrepat njihen për arratisjet intime në dhomën e gjumit, kështu që për ta bërë natën e dasmës edhe më të veçantë, pse jo një set çarçafësh i ri nuk është ide e keqe!

Shigjetari: Shigjetarët aventurierë janë gjithmonë gati për të shkuar në një udhëtim edhe nëse sapo janë kthyer nga një i tillë. Të sapomartuarit me siguri që do të udhëtojnë diku për muaj mjalti, ndaj një valixhe e re mund të jetë zgjidhje për dhuratën ideale.
 
Bricjapi: Kur bëhet fjalë për Bricjapët, është më mirë t'i anashkaloni plotësisht dhuratat dhe thjesht t'u jepni atyre para. Në fund të fundit, nuk ka asgjë që ata ta duan më shumë se paratë.
 
Ujori: Ujorët kanë shumë vëmendje ndaj teknologjisë dhe prurjeve të reja në elektronikë. Një robot në shtëpi, një altoparlant, një asistent virtual përmes një programi të paguar nga ju mund të jetë një ide apo jo?

Çfarë të dhurosh për dasmë sipas çdo shenje
 
Peshqit: Peshqit e ndjeshëm vlerësojnë më shumë dhuratat që vijnë nga zemra, prandaj gjëja më kuptimplote që mund t'u jepni atyre është një vepër arti e personalizuar. Një portret i mikut/es suaj, ose ndoshta është një pikturë abstrakte e mbushur me ngjyrat e dasmës është perfekte si gjetje.

 
Burimi: Bustle