Instagramming

Arbër Hajdari dhe partnerja, prindër për herë të parë

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2024

Arbër Hajdari dhe partnerja, prindër për herë të 
Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera, janë bërë prindër të një vajze. Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbri, përmes një postimi në Instagram.
 
“Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë. Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”, shkroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbër Hajdari (@arberhajdari)

Arbri tregoi ekskluzivisht në “Më lër të flas” se do të bëhej babai i një vajze: "Do bëhem baba shumë shpejt dhe këto festa do i pres ndryshe”, tha Arbri dhe më tej vijoi: “Zoti e pranoi lutjen time. Unë doja të bëhesha babai i një vajze dhe do bëhem me vajzë".

Arbri, prej kohësh është në një marrëdhënie me partneren e tij, Vlera Devollin dhe ka pranuar se ajo e bën shumë të lumtur. Ata u njohën në një periudhë kur Arbri nuk e kërkonte dashurinë dhe nuk priste ta gjente në Kosovë.