Celebrity

Të reja mbi dramën Selena Gomez – Kylie Jenner

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2024

Të reja mbi dramën Selena Gomez – Kylie Jenner

Drama mes Selena Gomez dhe Kylie Jenner mund të jetë e gjitha një sajesë e internetit, të paktën sipas një burimi të afërt me këngëtaren.

Burimi tha për People se Selena “absolutisht nuk po i referohej diçkaje në lidhje me Timothée ose Kylie" dhe "ajo madje as nuk i kishte parë apo kishte folur me ta.”

Ndër momentet virale të Golden Globes ishte edhe ai i Selena-s, e cila shkoi te mikesha e saj, Taylor Swift, për t’i thënë diçka. Njerëzit në TikTok, kanë lexuar buzët e Sel dhe mendojnë se lidhet pikërisht me çiftin Timothée dhe Kylie.

“I kërkova një foto atij (Timothée) dhe ajo (Kylie) më tha jo”, mendohet se i thotë Selena Taylor dhe Keleigh Teller. Kjo e fundit e pyet: “(foto) me Timothée?”. Selena konfirmon me kokë dhe shoqet e saj shprehin habi, para se Taylor të shohë kamerën që i fokuson dhe t’i kërkojë Selena-s që të heshtë.

Videoja është bërë shumë virale, sidomos në TikTok dhe njerëzit kanë komente të ndryshme.