New York Times po përballet me kritika në lidhje me publikimin e një artikulli që spekulon mbi seksualitetin e Taylor Swift.
Në një artikull opinion të titulluar “Look what we made Taylor Swift do”, redaktorja Anna Marks aludon se përmes muzikës së saj, Taylor Swift ka përcjellë mesazhe të koduara se është pjesë e komunitetit LGBTQ+. Sipas saj, Taylor është queer.
Queer – një term për njerëzit që nuk janë heteroseksualë ose që nuk identifikohen me seksin e caktuar në lindje. Njerëzit gjithashtu mund të identifikohen si queer nëse nuk mendojnë se termat lesbike, gay, biseksual ose transgjinor i përfaqësojnë plotësisht.
Artikulli ka shkaktuar reagime të ashpra nga lexuesit e New York Times, si dhe nga bashkëpunëtorët e Swift, sipas CNN.
Një anëtar i ekipit të Taylor-it tha për CNN: “Ky artikull nuk do të ishte lejuar të shkruhej për Shawn Mendes ose ndonjë artist mashkull, seksualiteti i të cilit është vënë në dyshim nga fansat.”
“Duket se nuk ka asnjë kufi që disa gazetarë nuk do ta kalonin kur shkruajnë për Taylor-in, pavarësisht se sa i pavërtetë dhe i papërshtatshëm është,” shtoi personi.
Swift ka përqafuar komunitetin LGBTQ+ në të kaluarën, duke i quajtur koncertet e saj një "hapësirë të sigurt" për njerëzit LGBTQ+ dhe i ka mbrojtur ata publikisht, por nuk është identifikuar kurrë si një anëtare e komunitetit queer.
New York Times ka refuzuar të komentojë mbi esenë.