Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2024

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Të martën, Urani dhe Dielli bashkëveprojnë për të bërë ndryshime të nevojshme në jetën tënde. Ndërsa, e marta sjell një Hënë të re në Bricjap, e cila të frymëzon të rimendosh dëshirat dhe qëllimet e tua.
 
Dashi
 
Cilat janë vlerat e tua Dash? Ngjarja qiellore e së masrtës, pra, bashkëveprimi i Uranit me Diellin të nxit t’i konsiderosh të gjitha vlerat, mendore, shpirtërore dhe financiare, në mënyrë që të përpilosh në strategi fituese për karrierën tënde. Synimet e tua, dëshira për liri dhe udhëheqje do të dalin në pah në Hënën e re në Bricjap.
 
Demi
 
Në çdo situatë, mendo dy herë, Dem! Do të jesh kurioz për të parë se ç’po ndodh në jetën tënde, por dëshira dhe tendenca për të gjykuar nuk do të të lejojnë t’i shohësh gjërat në një prizëm të qartë. Është momenti të ndryshosh, të eksplorosh më shumë, të edukohesh dhe të mësosh nga idetë dhe përvojat e të tjerëve.
 
Binjakët
 
E kaluara është pjesë e së tashmës tënde dhe Dielli e Urani ta rikutjojnë se në fakt, ti udhëton me të kaluarën, por, a s’mendon se ka ardhur momenti të shkëputesh prej saj? Duhet të kesh parasysh të tashmen, të vendosësh qëllimet dhe të shijosh çastin dhe marrëdhëniet që krijon tani. Me Mërkurin në Bricjap, do të flasësh më lirshëm për intimitetin, seksin dhe dëshirat më të thella.
 
Gaforrja
 
Ti e di se të gjithë njerëzit janë të barabartë! Bashkëveprimi i Diellit dhe Uranit të ndihmojnë të aplikosh të njëjtën sjellje kudo, në çdo ambient. Do të kesh momente të bukura me miqtë, partnerin romantik, madje edhe me kolegët. Kjo javë është e mbarë dhe e mbushur me dashuri, sidomos me Hënën e re në Bricjap, e cila të motivon të realizosh qëllimet e tua në marrëdhëniet sentimentale.
 
Luani
 
Prirja jote? Të shohësh gjërat e këqija. Hëna e re e Bricjapit do që ti të vendosësh se ku qëndron në një marrëdhënie, veçanërisht në kontekstin profesional, ndaj shih me vëmendje detajet dhe punët që po bën. Kjo ngjarje qiellore gjithashtu do që ti të vendosësh si prioritet shëndetin dhe mirëqenien.
 
Virgjëresha
 
Ti je një person i denjë për dashuri, lumturi dhe sukses, ndaj mos mendo kurrë ndryshe! Gjatë kësaj jave, puna jote do të çmohet dhe do të sjellë ndryshime të rëndësishme. Hëna e re e së enjtes të shtyn që të besosh në qëllimet e tua dhe ngadalë të ndërtosh një sistem që ndërtojnë të ardhmen që ti do.
 
Peshorja
 
Lëre zemrën të shprehet, Peshore! Dielli dhe Urani do të të japin në dorë për të komunikuar në mënyrën e duhur emocionet dhe për të pasur mirëkuptimin e personave që të rrethojnë. Shtëpia, familja dhe përkatësia do të jenë në vëmendjen tënde këtë javë.
 
Akrepi
 
Fjalët janë të bukura, por edhe veprimet gjithashtu! Do të kuptosh më mirë mënyrën se si të tjerët komunikojnë, por mbi të gjitha do të jesh një dëgjues aktiv. Do të kuptosh se cili person është i besueshëm për ty dhe pse. Do ta kesh më të thjeshtë që të rrisësh aftësitë në komunikim dhe të zgjerosh horizontin tënd.
 
Shigjetari
 
Ç’po të thotë trupi, Shigjetar? Dhe ç’është më e rëndësishmja: Pse po e injoron? Dielli dhe Urani të nxisin që të edukohesh me mençuri dhe me inteligjencë emocionale, çka do të thotë që të dish kur dhe ku të afrohesh, apo të shmangësh njerëzit që nuk i shërbejnë rrugëtimit tënd.
 
Bricjapi
 
I dashur Bricjap, gëzuar ditëlindjen! Dielli dhe Urani të ndihmojnë ta shohësh veten me vlerat që ke dhe për atë që je, duke injoruar sadopak zërin e brendshëm që të kritikon dhe shpeshherë, edhe të shpërqendron. Hëna e re e së enjtes është momenti kur qëllimet e tua realizohen, ndaj shprehja universit.
 
Ujori
 
Kjo javë të thotë të presësh ciklin tënd dhe të çlirohesh nga një model të trashëguar, me shumë gjasa, nga familja jote. Reago duke u nisur nga mençuria që të karakterizon, jo nga traumat dhe plagët e së shkuarës. Hëna e re të motivon që t’i mbyllësh etapat e së shkuarës dhe të gjesh shërimin dhe faljen.
 
Peshqit

Merr në telefon miqtë dhe socializohu për të krijuar kujtime të reja! Mblidhu me miqtë, rikujtoni momentet e bukura dhe ndaj me ta sekretet dhe gjërat që ke dashur t’i thuash gjithnjë. Mërkuri e përforcon shtëpinë tënde të miqësisë, ndaj është e rëndësishme ta shfrytëzosh si duhet fuqinë e tij.