Dua Lipa, e nominuar për “Këngën më të mirë origjinale” (“Dance the night”, “Barbie”), u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes 2024 me një pamje të pabesueshme.
Dua zgjodhi një fustan bust Schiaparelli nga dizajneri Daniel Roseberry. Fustani ka një copë kadife të zezë dhe është i stolisur me kocka të prarara të qëndisura me diamant dhe ar.
Dua Lipa arriving at the #GoldenGlobes. pic.twitter.com/PfXZcqRErR
— Pop Crave (@PopCrave) January 7, 2024
Këngëtarja e kombinoi fustanin me këpucë Jimmy Choo dhe një varëse me gur topaz Tiffany & Co., e cila daton në vitin 1962.
Dua ishte padyshim e emocionuar për nominimin dhe në një deklaratë të mëparshme është shprehur: "U zgjova këtë mëngjes me nominimin tim të parë në Golden Globe dhe nuk mund të isha më mirënjohëse!"
“Të kisha mundësinë të shkruaja një këngë për një film ishte kaq e veçantë. E gjithë eksperienca ishte krejtësisht ndryshe nga shkrimi i këngëve të mia dhe është një që nuk do ta harroj kurrë.”
Çmimi “Kënga më e mirë origjinale” në Golden Globes 2024 shkoi për “What Was I Made For? - Billie Eilish, Finneas (Barbie)”.