Social Buzz

Shtëpia ku banoi Gypsy Rose po vizitohet nga turistët dhe njerëzit përreth s'janë aspak të lumtur

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2024

Shtëpia ku banoi Gypsy Rose po vizitohet nga turistët dhe 

Gypsy Rose Blanchard u lirua nga burgu më 28 dhjetor 2023 dhe që prej asaj kohe po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme. Tanimë, shtëpia e saj në Missouri, ku Gypsy jetoi dhe e ëma e saj Dee Dee Blanchard u vra në vitin 2015, po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistët dhe njerëzit që adhurojnë historitë paranormale.

Sipas fqinjëve, shumë makina dhe njerëz ndalojnë, bëjnë foto dhe zhurmë para shtëpisë. Pasi Gypsy dhe ish-i dashuri i saj u dënuan, shtëpia u lye me ngyrë blu (nga rozë që ishte më parë) dhe turistët pyesin fqinjët përreth për vendndodhjen e saktë të shtëpisë. Kjo, ka sjellë acarimin te banorët e zonës.

Shtëpia ku banoi Gypsy Rose po vizitohet nga turistët dhe
Shtëpia pas vrasjes së Dee Dee


Një prej fqinjëve tha për TMZ se kanë refuzuar që të ndihmojnë turistët ta gjejnë shtëpinë në respekt të banorëve që jetojnë tanimë në ish-shtëpinë e Gypsy-t. Banorët u shprehën të irrituar me trafikun që krijohet në rrugën e tyre të përbashkët. Irritimi i tyre kapi pikën më të lartë kur qarkulloi një video në TikTok, ku dy gra kërkonin për të parë aktivitet paranormal në shtëpi. Disa prej komentuesve thanë se ata e kuptonë që shtëpia ndoshta mbart një energji të errët rreth saj.

Të tjerët u shprehën se kjo është mungesë respekti për Gypsy-n dhe për banorët e shtëpisë dhe se njerëzit duhet ta ndalojnë gjithë këtë “përndjekje”.

Shtëpia ku banoi Gypsy Rose po vizitohet nga turistët dhe
Ndërsa Gypsy ka dalë nga burgu, ajo po mendon të krijojë familje me bashkëshortin e saj, Ryan Anderson, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në qeli. Gypsy u shpreh se mbi 250 burra nga e gjithë bota i kanë shkruar për të krijuar një lidhje me të, ndërsa ajo ishte pas hekurave.

Artikuj të sugjeruar: