Lëkura

5 gjërat që kjo dermatologe nuk i bën kurrë me lëkurën e saj

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2024

5 gjërat që kjo dermatologe nuk i bën kurrë me

Dermatologia nga New York Shereene Idriss ndau disa sekrete të vogla me të gjithë ndjekësit virtualë, që duan të marrin vendime më të mira kur vjen puna te trajtimi i lëkurës së fytyrës.

5 gjërat që kjo dermatologe nuk i bën kurrë me

#1 Mos përdorni të njëjtin peshqir për fytyrën dy netë rresht

“Si fillim, unë nuk përdor kurrë të njëjtin peshqir për fytyrën dy netë me radhë,” tha Idriss. “E di që tingëllon e tepruar, por ju nuk e lani fytyrën dhe e fshini më pas me një peshqir të papastër. Në thelb, kjo është ajo që bëni nëse përdorni të njëjtin peshqir për dy netë me radhë”. Ajo rekomandon blerjen e shtatë peshqirëve të vegjël dhe larjen e tyre një herë në javë për t'u siguruar që të mos ripërdorni peshqirët e papastër.

#2 Mos përdorni aparat për heqjen e pikave të zeza

Dermatologia thotë se përdorimi i një aparati për nxjerrjen e pikave të zeza nuk është garanci për pastrimin e fytyrës, por një argument më shumë që do i drejtoheni specialistit për prishjen e strukturës së fytyrës suaj. Përdorni më shumë produkte me acid salicilik nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe shumë pika të zeza sepse kjo ndihmon në hidratimin e saj.

#3 Hiqni dorë nga kremrat e diellit të skaduar

Nuk ka asnjë arsye që të përdorni një krem që ka qëndruar mbi një vit në raft. Nëse nuk doni probleme me lëkurën, shkoni blini një të ri këshillon dermatologia.

5 gjërat që kjo dermatologe nuk i bën kurrë me

#4 Mos e teproni me botoksin

Megjithëse botoksi po bëhet gjithnjë e më popullor, Shereene thotë se të rinjtë mund t'i anashkalojnë këto trajtime. “Në planin afatgjatë, nëse bëni botoks të tepruar, kur të jeni 50 vjeçe do të keni thjesht një lëkurë që nuk i lëviz asnjë muskul,” tha ajo.

5 gjërat që kjo dermatologe nuk i bën kurrë me

#5 Jo shumë serume me acid hialuronik

“Unë kurrë nuk do të përdorja një serum me shumë acid hialuronik ”, thotë Idriss. Sipas saj, përdorimi i tepërt i serumit, i cili ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë, mund të çojë në skuqje dhe inflamacion.