
Leonardo DiCaprio mund të quhet pa frikë ‘djali i vitit’ mbas bëmës së tij të fundit.
Aktori i ‘The Wolf of Wall Street’ ka tejkaluar ofertën e Paris Hilton për një çantë në një event bamirësie në Kanë, Francë. Leo pagoi plot 10 mijë Euro ose 11.300 dollarë për aksesorin të cilin deklaroi se e bleu për mamanë e tij. Të dy hidhnin poshtë ofertat e njeri-tjetrit derisa oferta e tij nuk mund të ‘thyhej’ më.
Çanta që shkaktoi një shkëndijë mes trashëgimtares Paris Hilton dhe aktorit ishte e firmës Chanel e mbushur me punime lulesh dhe marka e famshme nuk jep detaje të kostos mbi të në website-in e saj duke lënë blerësit potencial të japin ofertat e tyre.
Burimi: Daily Mail