Showbiz

Dojna Mema u përgjigjet kritikave për intervistën e saj

Dojna Mema u përgjigjet kritikave për intervistën e saj 
Dojna Mema ka reaguar pas kritikave që u ndezën për intervistën e saj në “Oxygen” me Besim Dinën. Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”.

"Sa u përket atyre që flasin lart e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, mor Zot ta bëjnë", e nisi ajo videon.
 
Më tej, u shpreh:

“Fatmirësisht, unë jam një personazh që jam rritur në televizion. Që nga mosha 21-vjeçare kam qenë në televizion (dhe) çdo gjë është publike, lehtësisht e vërtetueshme, ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj!".

Reagimi i Dojnës vjen pasi atyre të Rike Roçit dhe Encës. Rikja komentoi në një video “Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, referuar një videoje të vjetër ku Erik Fullani i mbyll sytë Dojnës me një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.
 
Në një fragment të intervistës, Dojna tha: “Mendoj se rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në krijimin e kësaj jetës plastike, jetës që nuk është e vërtetë”, më pas iu drejtuar shikuesve, duke thënë: “Njerëz, nuk është e vërtetë, mos e besoni”, tha Dojna.
 
Ajo shtoi:“Mendoj që kjo tendenca ka bërë që të jemi ku jemi sot dhe të krijojmë këtë jetën perfekte dhe luksoze, pa pyetur një herë veten nëse janë të lumtur këta njerëz, sepse qëllimi në jetë është të jemi të lumtur”.
 
Enca, në një postim në Instastory u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar", u shpreh ajo, duke shtuar: "Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

 

REELS

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

Gruaja, burri 👀 apo vajzat që kërcejnë?

-60% ulje. 😍 Koleksioni SS ‘25 @replay . S’ka nevojë për shumë fjalë, thjesht shko dhe shopping të mbarë. 🛍️

Ana tjetër e koncerteve 🎶

Shtazëri! Bura të papjekur, te pazhvilluar mendërisht, burra gjithë komplekse, që s'vunë kurrë autoritet me mendje e vepra dhe e vënë me badge e dhunë.

Amy Lee e shkroi këtë këngë në moshën 19-vjeçare, ndërkohë që ishte në një marrëdhënie abuzive, kur miku i saj (dhe bashkëshorti i ardhshëm) e pyeti drejtpërdrejt: “A je e lumtur?” Ajo mbeti e shtangur. Mendonte se kishte qenë “duke u sjellë krejtësisht normalisht.” Por ai nuk u mashtrua. “E ndjeva sikur ai mund të shihte drejt e në shpirtin tim. Kjo më frymëzoi të gjithë këngën,” – tha ajo. Kënga flet për “t’u zgjuar dhe për të kuptuar të gjitha gjërat që të kanë munguar prej kaq shumë kohësh.” Në një kuptim më të gjerë, është për t’u shkëputur nga diçka që e dija se kisha fuqinë ta bëja nëse do isha mjaftueshëm e guximshme dhe përfaqësonte “dëshirat e vërteta, zhgënjimet dhe frikërat e pathëna, qëndrimin përballë marrëzive përreth meje [që] isha gati t’i mposhtja.”

👀 @jlo Source: @patryczon

----news/73871/dojna-mema-u-pergjigjet-kritikave-per-intervisten-e-saj