Showbiz

Efi i kundërpërgjigjet Mikelës? "Ka njerëz që duan të pengojnë rrugën tënde"

Efi i kundërpërgjigjet Mikelës? "Ka njerëz që duan
Foto: Efi Dhedhes, Mikela Pupa/ Instagram

Mund të jetë rastësi, por vetëm pak orë më parë Efi Dhedhes vendosi të japë disa këshilla jete që duket se i drejtohen tërthorazi ish-mikeshës së saj të ngushtë, Mikela Pupës.

Mikela, e ftuar në UëTëFë Show, në Andale Media, foli për herë të parë për prishjen e miqësisë së tyre dhe tregoi mes rreshtave se arsye për ndarjen e tyre ka qenë dhe sjellja e Efit pas popullaritetit që mori në fund të "BBVA" 2.

Tani, Efi postoi disa video në story-t e saj në Instagram, ku nisi të thoshte:

"E nisim ditën me një këshillë pozitive: sa herë të shihni dikë, dëgjoni dikë që mund t'ju ulë vlerat ose energjinë ose t'ju prishë ditën, ju aty merrni akoma më shumë fuqi dhe jepini, se sa më shumë njerëz të flasin keq për ju, do të thotë që jeni në rrugën e duhur."

Më tej, Efi vazhdoi:

"Nëse jeni i mirë me të gjithë do të thotë që diçka nuk shkon me ju sepse njeriu nuk mund të përshtatet dhe të pëlqehet nga gjithkush, pra i bie që po shtireni, kështu që mos gënjeni veten. Mos u mundoni t'i përshtateni çdo shoqërie, por gjeni shoqërinë që ju përshtatet."

Efi vazhdoi të shtjellonte mendimin se "do të ketë njerëz të cilët do të të pengojnë në rrugën tënde", por gjithçka varet nga këndvështrimi yt për këta persona:

"Nëse ti e sheh që këta njerëz të cilët të pengojnë do të të shërbejnë, atëherë nuk do mërzitesh."

Ajo tha me të drejtë më pas se njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme për ne, më së shumti negative, dhe dha shembull nga vetja:

"Në rastin tim, ka raste që fytyra ime është... o Zot i madh dhe nuk më flitet me gojë. Personi që më ka takuar atë ditë, do thotë 'ajo Efi shumë njeri i hidhur'. Ti ekziston në këtë botë në 1 milion versione të ndryshme."

Dhe në fund, Efi përmbylli:

"E di cila është një nga fazat më të bukura të jetës? Atëherë kur ti ndalon së qeni një viktimë. Kur ndalon së fajësuari të tjerët për problemet që ti ke në jetë."

Sërish, mund të jetë një rastësi, por dyshojmë se Efi do e linte të kalonte paqësisht një koment pasiv-agresiv për veten e saj.

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Efi responds to Mikela? "There are people who want to block your path"

Efi i kundërpërgjigjet Mikelës? "Ka njerëz që duan
Photo: Efi Dhedhes, Mikela Pupa/ Instagram

It may be a coincidence, but just a few hours ago Efi Dhedhes decided to give some life advice that seems to be indirectly addressed to her former close friend, Mikela Pupa.

Mikela, invited to the UëTëFë Show, on Andale Media , spoke for the first time about the breakdown of their friendship and revealed between the lines that the reason for their separation was Efi's behavior after the popularity she gained at the end of "BBVA" 2.

Now, Efi posted several videos on her Instagram stories, where she began to say:

"Let's start the day with a positive piece of advice: every time you see someone, hear someone who can lower your values ​​or energy or ruin your day, you take even more power there and give it to them, because the more people talk bad about you, it means you're on the right track."

Further, Efi continued:

"If you are nice to everyone, it means that something is wrong with you because a person cannot adapt and be liked by everyone, so they think you are pretending, so don't lie to yourself. Don't try to adapt to every society, but find the society that suits you."

Efi continued to elaborate on the idea that "there will be people who will get in your way," but it all depends on your perspective on these people:

"If you see that these people who hinder you will serve you, then you will not be upset."

She rightly said later that different people have different opinions about us, mostly negative, and gave an example from herself:

"In my case, there are times when my face is... oh my God and I can't speak. The person who met me that day will say 'that Efi is a very bitter person'. You exist in this world in 1 million different versions."

And finally, Efi concluded:

"You know what one of the most beautiful stages of life is? It's when you stop being a victim. When you stop blaming others for the problems you have in life."

Again, it could be a coincidence, but we doubt Efi would let a passive-aggressive comment about herself pass peacefully.