Bota

Thuhet se mbretëresha e Danimarkës hoqi dorë nga froni për të shpëtuar martesën e djalit të saj

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2024

Thuhet se mbretëresha e Danimarkës hoqi dorë nga froni për

Tani që “The Crown” ka mbaruar, a duhet të fillojnë të dalin në pah dramat e familjes mbretërore daneze? Mbretëresha e Danimarkës, Margrethe II bëri publik vendimin për të hequr dorë nga froni, por thashethemet e përhapura thonë se ka të tjera arsye që fshihen pas këtij vendimi.

Më 31 dhjetor 2023, Mbretëresha Margrethe II mbajti fjalimin vjetor drejtuar kombit dhe njoftoi vendimin për të abdikuar nga froni pas pak javësh. Në deklaratë, ajo e përmendi jetëgjatësinë në fron, gati mbi gjysmë shekulli dhe operacionin e fundit në shpinë që duket se e ka rënduar disi gjendjen e saj shëndetësore.

Mbretëresha, në moshë 83-vjeçare la të kuptohet se ishte momenti që të qetësohej dhe të linte brezin e ri të bënte punën e vet. "Shpresoj që çifti i ri mbretëror të marrë të njëjtin besim dhe dashuri që ju keni ndarë me mua," e mbylli kështu fjalën e saj mbretëresha e Danimarkës.

Thuhet se mbretëresha e Danimarkës hoqi dorë nga froni për

Sado i arsyeshëm të dukej fjalimi i saj, fakti se ky është abdikimi i parë danez në më shumë se 500 vjet ka ngritur shumë pikëpyetje. Shtypi tashmë e ka një teori: Ajo po e bën këtë për të shpëtuar martesën e djalit të saj. Në nëntor të vitit 2023, pati zëra se Princi i Kurorës, Frederik, kishte një lidhje jashtëmartesore me një filantrope me origjinë meksikane, emri i së cilës është Genoveva Casanova. Të dy u fotografuan së bashku, por të dy e mohuan lidhjen.

“Ka shumë mundësi që mbretëresha e ka ndërmarrë këtë vendim sepse ajo do të ishte tmerruar nga prishja e martesës së të birit dhe humbja e familjes mbretërore. Do të shkaktonte probleme të mëdha. Mbretëresha e ka parë gjithmonë fronin si një pasuri të jashtëzakonshme”, tha për The Telegraph reporteri mbretëror Phil Dampier.


"Duket thjesht një rastësi e jashtëzakonshme që ajo duhet ta bëjë këtë njoftim të papritur vetëm disa muaj pasi u shfaqën historitë e Princit të Kurorës që supozohet se kishte një lidhje jashtëmartesore," tha ai, duke shtuar, "Ata janë mbledhur familjarisht për të dalë në këtë vendim. Mbretëresha ende mendon se ata do të rregullojnë mosmarrëveshjet dhe kjo do të shpëtojë martesën e tyre,” përfundoi gazetari.

 
Burimi: Glamour