Instagramming

Prit, çfarë?! Zendaya heq nga Instagram-i Tom Holland!

Shkruar nga Anabel

4 Janar 2024

Prit, çfarë?! Zendaya heq nga Instagram-i Tom Holland!
ET

Nëse sheh llogarinë e Zendaya-s në Instagram do të vëresh se ajo nuk ndjek asnjë person, që do të thotë se i ka bërë unfolloë të gjithëve, edhe partnerit, Tom Holland!

Prit, çfarë?! Zendaya heq nga Instagram-i Tom Holland!
 
Fituesja e çmimit Emmy e ka zeruar listën e personave që ndjek në Instagram, duke hequr të gjithë personat që njeh, kolegët dhe s’ka kursyer as partnerin e saj. Gjithsesi, mund të mos ketë vend për panik, pasi kjo mund të jetë një teknikë promovimi për filmin “Challengers”, që do të dalë në kinema më 26 prill.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zendaya (@zendaya)

Ende nuk ka një reagim nga Zendaya se pse vendosi të hiqte njerëzit nga llogaria e saj në Instagram dhe njerëzit nëpër rrjetet sociale po marrin pak për kot, duke pretenduar se ajo dhe Tom i ka dhënë fund lidhjes.
 
“Më fal, janë ndarë?! Anuloni 2024-ën!”; “Zendaya, vajzë, pse Tom Holland?”; “Nuk dua të mendoj që mund të jenë ndarë” janë disa nga komentet.
 
Zendaya dhe Tom janë të lidhur qysh prej fillimit të vitit 2016, ndërsa ishin duke xhiruar filmin “Spider-Man: Homecoming”. Në vitet e mëvonshme, sidomos në periudhën 2019-2021, ata kanë qenë jashtëzakonishtë privatë për marrëdhënien e tyre dhe shumë rrallë kanë ndarë momente nga jeta e tyre në rrjetet sociale.