News

31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer: Shqiptarët rekord në Europë për shpenzimet e ushqimeve

31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer: Shqiptarët rekord

Pjesa më e madhe e të ardhurave të familjeve shqiptare shkon për t’u ushqyer, ndërkohë që çmimet e produkteve janë më të shtrenjta se ato të vendeve të rajonit.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Europian, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo shifër është më e larta në Europë dhe shumë më tepër sesa mesatarja 6.3% e PBB-së së Bashkimit Europian.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Europian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe Malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.

Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja europiane. Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së.

Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane, ndër më të shtrenjtat në Europë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë.

Shpenzimet rekord janë dhe për vajra e yndyra, në 1.5% të PBB-së, nga 0.2% që është mesatarja europiane, ndërkohë që këto produkte blihen gati 9% më shumë sesa mesatarja europiane. Për fruta e perime shpenzohet 11.8% e PBB-së, sërish më e larta në Europë, nga 1.4% që është mesatarja europiane. Edhe për mishin, Shqipëria kryeson, me shpenzime që arrijnë në 6% të PBB-së, nga 1.4% që është mesatarja e BE-së.

Për peshkun shpenzimet janë sa 1.1% e PBB-së, nga 0.4% mesatarja e BE-së. Peshku kushton sa 81% e mesatares europiane. Ndonëse Shqipëria është një vend bregdetar, në Maqedoninë e Veriut mund ta gjesh peshkun më lirë, sa 68.5% e mesatares së BE-së, sipas Eurostat.

Artikullin e plotë e lexoni në Monitor.al.

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

31% of the economy goes to food: Albanians record in Europe for food expenses

31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer: Shqiptarët rekord

Most of the income of Albanian families goes to food, while the prices of products are more expensive than those of the countries of the region.

According to the latest data from Eurostat, the statistical office of the European Union, the nominal expenditure on food (measured according to the purchasing power standard) in Albania was 31% of the Gross Domestic Product (GDP). This figure is the highest in Europe and much more than the average 6.3% of the European Union's GDP.

Food prices in Albania are 83.7% of the European Union average, the third most expensive in the region, after Serbia (89.7%) and Montenegro (85.8%). The cheapest in the region are the prices in North Macedonia, with 68.2% of the EU average.

For bread and cereals, 4.3% of GDP is spent in Albania, from 1.1%, which is the European average. For milk, cheese and eggs, spending is again a record at 5.1% of GDP, down from just 1% which is the EU average.

Albanian families buy these products 11.8% more expensive than the European average, among the most expensive in Europe, although we are a country where agriculture brings about 20% of the economy.

The record expenses are also for oils and fats, at 1.5% of GDP, from 0.2% which is the European average, while these products are bought almost 9% more than the European average. 11.8% of GDP is spent on fruits and vegetables, again the highest in Europe, from 1.4% which is the European average. Even for meat, Albania leads, with expenses reaching 6% of GDP, from 1.4% which is the EU average.

For fish, expenses are 1.1% of GDP, from 0.4% EU average. Fish costs 81% of the European average. Although Albania is a coastal country, in North Macedonia you can find fish cheaper, 68.5% of the EU average, according to Eurostat.

Read the full article at Monitor.al .