Horoscope

Horoskopi i vitit 2024: Ujori

Horoskopi i vitit 2024: Ujori

Vështrim i përgjithshëm

Do të merrni gjithë vëmendjen që ju nevojitet këtë vit, falë Plutonit i cili do të hyjë në shenjën tuaj për të bërë ndryshime të mëdha dhe drastike. Misioni juaj është i qartë: Qëndroni autentikë dhe të vërtetë me veten. Mund të përballeni me sikletin që të bëni sipas planit të dikujt tjetër, por në fund të ditës, veçantia juaj do të ngrejë krye.
 
Romanca dhe seksi

Në fillim të vitit 2024, do të ketë ca problematika në lidhjen tuaj. Keqkuptime të vogla, debate, stres, një periudhë paksa e rënduar. Edhe beqarët do të ndihen sikur nuk po gjejnë askënd që i kupton. Më 25 korrik, do të keni një përmirësim të ndjeshëm, pasi më në fund do të arrini të përcillni vlerat, mesazhet, pasionin dhe dëshirat tuaja tek të tjerët. Komunikimi do të jetë perfekt, mirëkuptimi gjithashtu.
 
Financat dhe karriera

Më 20 janar, Plutoni do hyjë në shenjën tuaj duke ju sjellë ide të reja dhe duke ju bërë të mendoni për një punë të re, e cila i shkon për shtat dëshirave dhe synimeve tuaja. Pas vitesh me radhë që keni qenë në rolin mbështetës, keni marrë mjaftueshëm aftësi dhe jeni në momentin e duhur për të kaluar në një nivel të ri. Para se të mbërrijë ekuinoksi pranveror, ju do ta gjeni veten duke kërkuar një punë që ju bën ta doni profesionin tuaj.

Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.

1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
 
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!

25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
 
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.

8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
 
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
 
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.

5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
 
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
 
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
 
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?