Horoscope

Horoskopi i vitit 2024: Akrepi

Horoskopi i vitit 2024: Akrepi

Vështrim i përgjithshëm
 
Mirë është që ta lini pas të shkuarën, të dashur Akrepë! Plutoni shkon drejt Ujorit dhe ju bën të reflektoni dhe të analizoni marrëdhëniet tuaja. Do të mërziteni kur ta kuptoni se shumë njerëz nuk ju shërbejnë dhe nuk ju sjellin asgjë pozitive në jetë. Ndaloni kontaktet me ta, këtë radhë me të vërtetë, qëndroni me miqtë e zemrës dhe përfundojeni vitin të organizuar dhe të rifreskuar.
 
Romanca dhe seksi
 
Më në fund, po i ngrini standardet, po e kuptoni se ç’është më e mira për ju dhe jemi shumë krenarë për këtë! Ndërkohë që Akrepët duken si njerëz të ftohtë dhe pa shumë humor, në fakt, janë të butë dhe kaq të mirë.
 
Gjatë vitit 2024, nuk ka vend për ekzagjërime dhe drama, pasi ky është viti kur qëllimet tuaja vendosen te shëndeti dhe mirëqenia. Nëse jeni single, na lejoni t’ju themi se do të tërhiqni një numër të madh njerëzish, që do të shprehin një interes të jashtëzakonshëm ndaj jush. Gjithsesi, dashurinë e vërtetë do ta gjeni përmes dashurisë për veten. Mbajini sytë hapur: Nga mesi i prillit, dikush që nuk ju ka rënë në sy më parë, do të shfaqë formën e vet të plotë.
 
Financat dhe karriera
 
Në janar, Plutoni do të rihyjë në Ujor dhe do të sjellë një ndryshim të madh në fushën e karrierës. Mund të ndiheni se nuk doni të shkoni në zyrë dhe të punoni nga shtëpia, gjithsesi, duhet ta diskutoni me eprorët. Është e rëndësishme që të tregoni kujdes nga shpërqendrimet dhe nga gjërat që mund ta zbehin kreativitetin tuaj.
 

Viti 2024 ka kaq shumë ngjarje të rëndësishme qiellore, të cilat nisin që me përfundimin e prapavijës së Mërkurit, deri në evente që prej vitesh nuk kanë ndodhur.

1 janar: Muaji nis me lajme të mira! Mërkuri në prapavijë përfundon në këtë datë, për të të sjellë qartësi mendore dhe veprime më të sigurta dhe domethënëse. Gjithçka do të shkojë në ritmin dhe trajektoren e vet.
 
20 janar: Plutoni do të mbërrijë në Ujor për herë të parë që nga viti 1789! Pra, është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit! Një energji empatie dhe dëshirë e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të bërë ndryshime në komunitet do të të kaplojë!

25 mars: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshorja, duke shënuar kështu edhe sezonin e eklipseve pranverore. Kjo ngjarje do të të ndryshojë jetën, pasi do të mbyllet një cikël i vjetër, për t’u hapur një tjetër, më i rëndësishëm.
 
1 prill: Do të nisë prapavija e parë e Mërkurit për këtë vit dhe jo, s’është shaka për 1 prillin. Prapavija do të ndodhë në Dash, ndaj bëj kujdes me shpërthimet e inatit dhe gjërat që do të thuash.

8 prill: Sezoni i eklipseve të pranverës mbyllet me një eklips diellor në Dash.
 
20 prill: Jupiteri dhe Urani bashkëveprojnë dhe të motivojnë që të thyesh zinxhirët e së shkuarës dhe të çlirohesh nga çfarëdo lloj gjëje që të mban peng dhe nuk të lejon të ecësh përpara.
 
25 maj: Jupiteri hyn në Binjakë për herë të parë pas 12 vitesh dhe të inkurajon që të mësosh nga leksionet e jetës dhe t’i marrësh ato me sportivitet.

5 gusht: Sërish prapavija e Mërkurit! Këtë herë do të ndodhë në Virgjëreshë, para se të shkojë më 14 gusht te Luani. Kjo do të të ndalë pak motivimin dhe papritur do të ndjesh humbje fuqie në shumë aspekte.
 
17 shtator: Një eklips hënor do të ndodhë te Peshqit, duke përcaktuar edhe periudhën e dytë të eklipseve për vitin 2024. Kjo periudhë, ashtu si e para, do të sjellë ndryshime të mëdha në çdo shenjë.
 
2 tetor: Një tjetër eklips do të ndodhë në Peshore, duke shënuar kështu edhe fundin e eklipseve për këtë vit.
 
25 nëntor: Sërish, edhe një herë, prapavija e Mërkurit! Këtë radhë do të ndodhë në Shigjetar, çka do të thotë që të kontrollosh disa herë planet e udhëtimeve, valixhet, e-mailet, mesazhet dhe tonin e zërit!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.