Celebrity

Njerëzit thonë se Kanye West ka ‘standarde të dyfishta’, por pse?

Shkruar nga Anabel

3 Janar 2024

Njerëzit thonë se Kanye West ka ‘standarde të

Kanye West ka publikuar disa foto të gruas së tij, Bianca Censori, në të cilat ajo le të themi se nuk i lë shumë vend imagjinatës. Në një foto, Kanye sugjeron që nuk duhet të veshim pantallona në vitin 2024, por është përballur me komente të shumta për “standarde të dyfishta”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ye (@kanyewest)

Disa nga komentet në postime ishin: “Një lëmsh i vërtetë”; “Kim nga Wish”; “Më fal, nuk e ka kritikuar Kanye ish-gruan për faktin që vishet në mënyrë shumë provokuese?”; “Ok, Kanye, vazhdojmë me standardet e dyfishta”; "Kanye e turpëroi publikisht Kim për 'veshje të ekzagjëruara' dhe shih ç'bëni tani"; "Ti bëre gjithçka që të shkatërroje kasetën e seksit të Kim dhe tani po ia bën këtë gruas tënde", duke e kritikuar artistin për atë që ka thënë më parë për ish-bashkëshorten, Kim Kardashian dhe për sjelljen ndaj Bianca-s.

Reperi kontravers më parë është shprehur se “Kim e seksualizon veten më shumë seç duhet. Mendoj se shumë imazhe janë tej mase të seksualizuara dhe janë gjëra që nuk doja t’i shihja te gruaja ime dhe sigurisht, as te vajzat”. Kanye i referohej veshjes së saj në vitin 2019, të krijuar nga Thierry Mugler.

Njerëzit thonë se Kanye West ka ‘standarde të
Getty

Kim asokohe u shpreh se “energjia negative” e Kanye-s i dha ankth të paparë, pasi ai i tha: “Ti je gruaja ime dhe më ndikon kur foto janë shumë seksi”, megjithëse, ajo e pranoi se në fakt, ish-bashkëshorti i rriti vetëbesimin duke e bindur se është seksi.

Artikuj të sugjeruar: