Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

1 Janar 2024

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Java e parë e vitit 2024 ka surpriza të reja. Gjej shenjën tënde dhe zbulo se ç’të pret këtë javë:
 
Dashi
 
Prapavija e Mërkurit ka sjellë tek ti një periudhë reflektimi mbi rrugëtimin, jetën dhe botëkuptimin tënd. Ndërsa prapavija përfundon në shtëpinë e njohurive dhe udhëtimeve të gjata, ti do të ndalësh një skeondë për të vënë në dyshim planet e tua në lidhje me fluturimet dhe edukimin në të ardhmen. Sigurohu që t’i japësh vetes kohë për të bërë zgjedhjen e duhur.
 
Demi
 
Ti po ecën përpara me hapa solidë, ndërsa sundimtarja jote, Afërdita, ka ca keqkuptime me Saturnin serioz. Sigurisht që kjo do të ndikojë tek ti. Me pak fjalë do të jesh më i/e ndjeshëm/me ndaj të tjerëve dhe do t’u gjendesh pranë njerëzve që kanë nevojë për ty, por në të njëjtën kohë, do të të duhet të vendosësh kufijtë e duhur.

Binjakët

Këtë periudhë do të ndjesh peshën e përgjegjësisë në marrëdhënie dhe në punë, falë përplasjes së Afërditës me Saturnin. Dinamika të shumta, veçanërisht në raportet ndërpersonale do të ndodhin në jetën tënde, ndaj gjej një balancë mes autoritetit dhe shkujdesjes që të karakterizon.

Gaforrja

Le të themi që kjo javë për ty do të jetë e përqendruar veçanërisht te marrëdhëniet që ke krijuar, qofshin ato me ortakë, apo me punonjës. Duke qenë se Mërkuri është në prapavijë, mos u surprizo kur shumë biseda, projekte, miq, bashkëpunëtorë dhe parnterë të vërshojnë në jetën tënde.

Luani

Prapavija e Mërkurit solli tek ti një rivlerësim të zakoneve të përditshme, si dhe tentativa të shumta për të menaxhuar kohën e lirë. Këto përpjekje kërkojnë sërish një rishqyrtim, nëse janë ato që të duhen në këto momente.

Virgjëresha

Sezoni i Bricjapit të ka me sy të mirë. Ekziston në ajër një ndjenjë kënaqësie, megjithatë, sërish gjendje të tilla si pasiguria, frika, morali dhe dilemat për vendosjen e kufijve do të të vendosin në mëdyshje, çka do të kufizojë lirinë dhe dëshirën tënde për t’u argëtuar.

Peshorja

Sezoni i Bricjapit të motivon të ngadalësosh, të karikohesh, të shohësh përreth dhe të rikujtohesh se kush je dhe ç’do të arrish. Do të gjesh kohë për t’u rikthyer te rrënjët dhe e kaluara jote, për të shënuar kështu një rrugëtim të suksesshëm në jetën tënde.

Akrepi

Kjo periudhë është paksa e ngarkuar pasi Dielli kalon nëpër shtëpinë tënde të komunikimit dhe udhëtimit. Është momenti ideal për të shkruar në një axhendë planet e tua, për të kryer telefonata, lexuar libra dhe hedhur në letër idetë e tua.

Shigjetari

Gjatë sezonit të Bricjapit, ti do të përqendrohesh më shumë tek të ardhurat, për të planifikuar buxhetin në një periudhë afatgjatë. Megjithatë, mos i lër jashtë vëmendjes aspektet e tjera të jetës, sidomos tani që Afërdita përplaset me Saturnin, i cili të sjelll struktura, rregulla dhe kufij në jetën tënde.

Bricjapi

Dielli në shenjën tënde të sjell fuqinë dhe energjinë për ta kanalizuar vëmendjen në gjërat që vërtet kanë rëndësi për ty, duke sjellë kështu më shumë lumturi dhe kthjelltësi në marrëdhënien tënde. Duke nisur që nga e marta, do t’i kushtosh më shumë vëmendje historisë dhe marrëdhënies tënde, duke u hapur në një nivel më intim.

Ujori

Sezoni i Bricjapit sjell një moment vetmie, izolimi dhe reflektimi për ty, ndërsa Dielli lëviz në një sektor të fshehtë në grafikun tënd. Ti do të duash të kujdesesh më shumë për shëndetin tënd mendor dhe për të arritur qëllimet që i ke vendosur vetes. Gjatë kësaj jave nuk do të ndihesh aspak social/e dhe do të jesh mjaft i/e ndjeshëm/me në raport me komunitetin që të rrethon.

Peshqit

Sezoni i Bricjapit të gjen duke menduar për të ardhme. Mund të jesh më i/e motivuar për të arritur dëshirat dhe pasionet e tua tuaja. Ka një presion në lidhje me karrierën tënde dhe kjo vjen si pasojë e përplasjes së Afërditës me Saturnin. Ky është fiks momenti kur duhet t’i vendosësh vetes synimet që do të realizosh.

Artikuj të sugjeruar: