Karriera

Cilat vende tërheqin më shumë njerëz të talentuar?

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2023

Cilat vende tërheqin më shumë njerëz të talentuar?

Cilat vende tërheqin dhe mbajnë më shumë njerëz të talentuar? Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara spikasin përsa i përket tërheqjes dhe edukimit të talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve (GTCI) 2023.

Në top 10 përfshihen gjithashtu Danimarka, Holanda, Finlanda, Norvegjia, Australia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 17 nga 25 vendet e para në renditje janë shtete europiane.

Disa nga vendet europiane që kanë rënë ndjeshëm në renditje gjatë dekadës së fundit janë Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu dhe Islanda, ndërsa Australia dhe Norvegjia kanë treguar përmirësim.

GTCI publikohet çdo vit nga shkolla franceze e biznesit INSEAD në bashkëpunim me Institutin Descartes në Gjenevë. GTCI përfshin 134 vende në të gjithë botën.

25 vendet që tërheqin më shumë talente:

1. Zvicra
2. Singapori
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4. Danimarka
5. Holanda
6. Finlanda
7. Norvegjia
8. Australia
9. Suedia
10. Mbretëria e Bashkuar
11. Luksemburgu
12. Irlanda
13. Kanadaja
14. Gjermania
15. Islanda
16. Belgjika
17. Austria
18. Zelanda e Re
19. Franca
20. Estonia
21. Malta
22. Emiratet e Bashkuara Arabe
23. Republika Çeke
24. Koreja e Jugut
25. Izraeli