Health

10+ shprehje që tregojnë se një person është i/e vetmuar

10+ shprehje që tregojnë se një person është i/e

Vetmia është kthyer në një epidemi vitet e fundit dhe ndikimi i saj në jetën e gjithkujt është shkatërrues. Por ndodh që jo jo gjithmonë e qartë kur një person ndjen izolim ose po përjeton depresion. Për ta kuptuar këtë, ja 11 shprehjet e zakonshme që sinjalizojnë vetminë e një personi, sipas psikologëve.

#1 "Unë jam i/e vetmuar"

Disa persona janë më të përmbajtur kur flasin për vetminë, e të tjerë tregohen të drejtpërdrejtë sesi ndihen. Çdo qasje është e vlefshme, por është detyra juaj që t’i dëgjoni dhe t’i ndihmoni këta persona.

#2 "Jam mirë, thjesht jam i/e lodhur"

Mund të jetë e besueshme si thënie, por arsyeja themelore për këtë lodhje mund të jetë vetmia.

#3 "Kam nevojë për disa miq"

Ju mund ta dëgjoni këtë shprehje veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve dhe të festave. Çdo mjedis social dhe çdo ambient pushimi mund të jetë një kujtesë e asaj që dikush nuk e ka.

#4 "Çfarë do bësh këtë fundjavë?"

Ndonjëherë, kjo pyetje është thjesht miqësore dhe i paraprin një ftese për të dalë. Herë të tjera, është një zile alarmi që një shok apo mik po ndihet i/e izoluar.

#5 "A do bësh ndonjë gjë sot?"

Kjo shprehje tregon nevojën e një personi për takim, lidhje dhe miqësi.

#6 "Unë kurrë nuk kam plane"

Sipas psikologëve, kjo tregon se një person do të donte të kishte një kalendar me ngjarje dhe aktivitete, ndaj është një tjetër shenjë e vetmisë.

#7 "Jam i/e mërzitur"

Këto tre fjalë mund të jenë një pranim i vetmisë.

#8 "Askush nuk kujdeset për mua"

Kjo frazë duhet marrë seriozisht sepse është një alarm i kuq që dikush po ndihet i/e vetmuar dhe pa asnjë person që kujdeset për të.

#9 "Askush nuk do e vinte re mungesën time"

Kjo shprehje është një shenjë se një person është në ankth dhe po përjeton depresion.

#10 “Jam i/e zënë me punë”

Mund të jetë e vërtetë, por disa njerëz përdorin punën për të maskuar vetminë.

#11 "Nuk ndihem mirë. Thjesht dua të shkoj në shtëpi"

Sëmundja ndodh, por nëse një person largohet gjithnjë herët nga një ambient me miq dhe njerëz të njohur, kjo mund të jetë një arsye që të gërmoni më thellë në situatën e tjetrit.  

Burimi: Parade

REELS

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

😂😂😂

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan

💃

All rights reserved to the original source and broadcaster: @stoprtvklan @rtvklan This content is shared strictly for informational and reporting purposes. No copyright infringement is intended.

Ç’keni për të thënë përballë kësaj buzëqeshjeje 😌