Aureta Themollari është përzgjedhur nga Forbes si një nga Top Creators në kategorinë e Modës.
Në këtë kategori, Forbes ka përfshirë njerëz me ndikim në rrjete sociale, të cilët kanë formësuar shijet dhe tendencat globale. Aureta renditet mes emrave si Emma Chamberlain, Chiara Ferragni, Charli D’Amelio, Madison Beer, Sofia Richie etj.
View this post on Instagram
“Aureta Thomollari u zhvendos për herë të parë në SHBA nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare,” shkruan Forbes. “Pasi hapi një dyqan bizhuterish në Los Angeles, ajo nisi të postonte në Instagram për të treguar sipërmarrjet e saj dhe frytet e sipërmarrjes së saj - bizhuteritë luksoze, pushimet dhe modën maksimaliste, gjithmonë e karakterizuar nga syzet e mëdha të diellit. Sot, Thomollari është partnere në KAVIAR Restaurants, Casa Del Sol Tequila dhe Huckleberry Jeëelry. Ajo shet syze të pikturuara me dorë përmes markës së saj Grand Azur dhe ka bashkëpunuar si content creator me Lancome dhe Hugo Boss.”
Aureta e cilësoi përzgjedhjen e Forbes si “një nder”.
Për t’u njohur më shumë me rrugëtimin e karrierës së saj, mund të lexoni këtë intervistë të Auretës për Anabel në vitin 2010.