Sport

Kampionit të shahut i hiqet titulli pasi bëri jashtëqitjen në vaskën e hotelit

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2023

Kampionit të shahut i hiqet titulli pasi bëri jashtëqitjen

Bota e shahut kinez është tronditur nga një skandal që ka bërë jo pak bujë. Kampionit kombëtar iu hoq titulli pasi festa pas fitores përfundoi me jashtëqitjen e tij në vaskën e hotelit.

Xiangqi, ose shahu kinez, ka qenë jashtëzakonisht popullor për qindra vjet në të gjithë Azinë. 48-vjeçari Yan Chenglong mundi dhjetëra pretendentë javën e kaluar pdhe fitoi titullin e "Mbretit Xiangqi" në një turne kombëtar të organizuar nga Shoqata Kineze Xiangqi .

Kampionit të shahut i hiqet titulli pasi bëri jashtëqitjen

Por gëzimi i tij ishte jetëshkurtër. CXA raporton se Yan-it do t'i hiqej titulli dhe do t'i konfiskohen paratë e çmimit pasi ishte kapur "duke prishur rendin publik" dhe duke shfaqur "karakter jashtëzakonisht të keq".

Sipas raporteve që qarkullojnë në rrjetin social kinez Weibo, Yan dyshohet se kishte mashtruar gjatë konkurseve duke përdorur rruaza anale të pajisura me wireless, të cilët dërgojnë dhe marrin sinjale. Mendohet se ai shtrëngonte dhe zhbllokonte në mënyrë ritmike unazat për të komunikuar informacione në lidhje me tabelën e shahut përmes dridhjeve.

“Aktualisht është e pamundur të vërtetohet nëse Yan ka mashtruar përmes unazave anale,” sqaroi shoqata e shahut. Por atij iu hoq titulli dhe iu ndalua të luante për një vit.

“Yan ka konsumuar alkool me të tjerët në dhomën e tij dhe më pas ka kryer jashtëqitjen në vaskën e dhomës ku po qëndronte, një veprim që dëmtoi pronën e hotelit, cenoi rendin publik dhe moralin e mirë dhe ndikoi negativisht te konkursi,” tha shoqata.