Arritja e lumturisë është një standard që mund të mbërrihet me hapa të vegjël. Ajo që me të vërtetë siguron lumturinë e vërtetë nuk janë vetëm rezultatet individuale të arritura në jetë, por një gjendje shpirtërore e qetë dhe e ekuilibruar që ndërtohet ditë pas dite.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t'i kushtojmë kohë vetes dhe mirëqenies çdo ditë. Provoni këto pesë zakone të vogla ditore dhe do të shihni rezultate brenda pak javësh:
1. Zgjohuni gjysmë ore më herët
Mund të flini më pak gjumë, por do t'ju lejojë t'i jepni vetes kohë për ta përdorur sipas dëshirës. Për një rutinë bukurie më të kujdesshme, për të bërë ushtrime, për të lexuar lajmet apo pse jo për të përkëdhelur partnerin.
2. Para se të flini, shkruani qëllimin për ditën tjetër
Zgjidhni një gjë që dëshironi të arrini ditën tjetër. Kjo do t'ju lejojë të flini më qetë dhe të nesërmen do të keni një listë prioritetesh mendore.
3. Vendosni një rutinë gjumi
Kjo mund të përfshijë leximin e një libri, bërjen e dushit, një maskë fytyre, një çaj bimor etj. Vetëm një prej këtyre zakoneve do t'ju ndihmojë të flini më mirë dhe të zgjoheni më të freskët se kurrë.
4. Kaloni 15 minuta në natyrë
Thjesht vendosni të ecni nëpër parkun e qytetit në vend që të merrni autobusin ose t’i hipni makinës. Kaloni pushimin e drekës në një kopsht në vend të barit përballë zyrës. Pa e kuptuar, natyra do të ulë nivelin e stresit dhe do të rrisë mirëqenien dhe lumturinë tuaj.
5. Rrini në heshtje me veten për 10 minuta
Uluni dhe rrini në heshtje. Pa telefon, tablet, laptop apo njoftime në telefonin tuaj. Vetëm ju dhe mendimet tuaja dhe do të shihni ndryshimet.
Burimi: Grazia