Ja një listë e simptomave: gojë e thatë, probleme me veshkat dhe urinimin, etje, aromë e keqe, dhimbje kyçesh, ngërçe muskujsh, imunitet i dobët, luhatje humori, dëshirë për sheqer dhe simptoma të astmës dhe alergjisë. Të gjitha këto janë shenja të dehidratimit, disa prej të cilave mund të jenë më befasuese se të tjerat.
Një grua mund të përjetojë dehidratim në çdo moshë për një sërë arsyesh, por nëse jeni mes 40 deri në 50 vjeçe dhe/ose jeni duke përjetuar menopauzë, mund të pyesni veten: A mund të shkaktojë menopauza dehidratim?
Ka disa ndryshime fiziologjike në trup që ndodhin rreth të njëjtës moshë kur fillon perimenopauza dhe menopauza që mund ta bëjnë të lehtë idenë se po, menopauza shkakton dehidratim.
"Sasia e ujit që kemi në trup bie me kalimin e moshës," thotë Taniqua Miller, mjeke gjinekologe. Kjo për shkak se është e zakonshme të filloni të humbni 3-5% të masës muskulore të trupit duke filluar nga mosha 30-vjeçare. Më pak masë muskulore do të thotë më pak përmbajtje uji në trup dhe kështu rritet rreziku për dehidratim.
Simptoma të menopauzës që mund të shkaktojnë dehidrim
Për të qenë të qartë, menopauza mund të kontribuojë patjetër në dehidratim. Për shembull, një fshikëz tepër aktive është një simptomë e zakonshme e menopauzës dhe mund të çojë në urinim më të shpeshtë. Për të zbutur këto simptoma, shumë gra kufizojnë lëngjet dhe kështu rrezikojnë dehidratimin.
Ndërkohë, ndryshimet fiziologjike për shkak të luhatjeve hormonale gjatë menopauzës, afsheve të nxehta dhe djersitjes gjatë natës, lidhen me mungesën e estrogjenit. Të gjitha këto shkaktojnë simptoma të tjera që mund të jenë dehidratuese.
Si ta rregulloni situatën e dehidratimit gjatë menopauzës?
-Hani më shumë fruta dhe perime
-Kufizoni kafeinën dhe alkoolin
Burimi: Well+ Good