Horoscope

Karakteristikat e njerëzve të shenjës së Bricjapit

Karakteristikat e njerëzve të shenjës së Bricjapit

Bricjapi është një shenjë tejet interesante dhe ambicioze, por astrologia më e shitur sipas New York Times, Linda Goodman, tregon me detaje se si është në të vërtetë kjo shenjë toke.

Bricjapi ka një admirim të jashtëzakonshëm për njerëzit e suksesshëm, që zakonisht kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj dhe kanë përcaktuar rregullat e lojës. Kjo shenjë e do suksesin, e respekton hierarkinë, autoritetin dhe e nderon traditën. Bricjapi është një shenjë e zgjuar që “punon në hije” dhe shpeshherë, ndryshe hiqet dhe ndryshe është në të vërtetë. Kjo, për të kuptuar kapacitetin e të tjerëve.
 
Bricjapi sundohet nga Saturni dhe kjo e bën një shenjë që përshtatet dhe pajtohet me situata të ndryshme. Kjo është një shenjë me fat dhe në shumë raste, i lejon të tjerët të ecin përpara, madje të bëjnë dhe hapa galopantë, por çuditërisht, është gjithnjë i pari. Shenja e Tokës përcjell një vetëbesim për t’u pasur zili, është e fortë dhe e paepur. Bricjapi ka zët mendjelehtësinë, shpërdorimin e gjërave, zemërimin, impulsivitetin, pasionin e pandalshëm dhe xhelozinë. Për të, të gjitha këto janë pengesa drejt një qëllimi më të madh.

Kjo shenjë është romantike, por si kripa, me karar. Bricjapi e kupton shumë mirë kur dikush ka interes romantik apo seksual, por sigurisht, do të të dredhë në tel derisa ta shprehësh hapur ndjesinë. Megjithatë, Bricjapi s’i lejon emocionet që t’i zbehin vështrimin dhe është gjithnjë i dhënë pas fakteve.

Nëse do respektin e kësaj shenje, mos ia prek kufijtë dhe as pasionet që ka mbi gjëra të caktuara. Kjo shenjë është tejet e guximshme, megjithëse skeptike. Bricjapi mbetet në thelb i përmbajtur dhe tradicional, ndaj çdo skenë e tepruar, thjesht e bën të ndihet i turpëruar dhe keq.

Bricjapi i ri në moshë është zakonisht më i lumtur dhe i përmbushur se personat më të vjetër të kësaj shenje. Të rinjtë e sunduar nga Saturni e duan shumë traditën dhe historinë e paraardhësve, pasi çmojnë mençurinë dhe përvojën e moshës. Kur Bricjapi piqet dhe rrëzon idhujt, veprimet “e papërmbajtura” të brezit të ri thjesht e trembin "dhinë" konservatore. Pra, nëse sheh një person të vjetër në rrugë që të sheh me inat kur ti qesh në të madhe, me shumë gjasa është Bricjap.

Megjithëatë, le të mos keqkuptohemi: Bricjapi përshtatet shumë mirë me çdo brez, thjesht e ka pak të vështirë që të depërtojë në fillim. Nëse arrin të gjejë një person që i ngjall besim, Bricjapi është gati të çlirohet nga vetëpërmbajtja dhe të bëjë namin.

Rrallëherë do e gjesh Bricjapin duke future hundën në punët e të tjerëve apo duke u marrë me thashetheme. Bricjapi përqendrohet thjesht te jeta dhe puna e tij dhe as nuk e vret mendjen se ç’ndodh vërdallë. Gjithë kohës do të përmirësojë veten, nuk jep kurrë këshilla të pakërkuara dhe zakonisht, ndërhyn në një bisedë vetëm kur ka interes. Bricjapi është shenjë praktike, i bie shkurt dhe i zgjidh gjërat.

Në shumë raste mund të kesh dëgjuar apo lexuar se Bricjapi është një shenjë materialiste, por na lejo të të themi se ky është një ekzagjërim. Bricjapi bie në dashuri dhe është gati të ndërmarrë hapa të rëndësishëm kur është gati emocionalisht. Njerëzit që janë shenja e Bricjapit bëjnë gjëra të çuditshme për sigurinë e plotë që personi tjetër është i duhuri.

Bricjapi kap çdo mundësi dhe moment. Praktikisht, fati nuk troket dy herë në derën e një Bricjapi, sepse ai e dëgjon me të parën.

REELS

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.

3 produkte must nga @jeclaire.al , një linjë farmaceutike francezo-greke e sjella në Shqipëri nga @dr_ledi . Të treja produketet dhe shumë të tjera, i keni me 20% ulje këtë fundvit❗️

Përmes “Bëj ofertën tënde”, @viaanabel_al ju mundëson të përzgjidhni produktet që dëshironi dhe të propozoni vetë çmimin për to. Një proces i thjeshtë, transparent dhe i ndërtuar për klientë që e dinë qartë çfarë kërkojnë. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

❤️❤️❤️

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

Characteristics of people of the Capricorn sign

Karakteristikat e njerëzve të shenjës së Bricjapit

Capricorn is a very interesting and ambitious sign, but New York Times bestselling astrologer Linda Goodman details what this earth sign is really like.

Capricorn has a great admiration for successful people, who have usually taken big steps and defined the rules of the game. This sign loves success, respects hierarchy, authority and honors tradition. Capricorn is a smart sign that "works in the shadows" and often, it is different from what it really is. This, to understand the capacity of others.
 
Capricorn is ruled by Saturn and this makes it a sign that adapts and agrees with different situations. This is a lucky sign and in many cases, it allows others to step forward, even take galloping steps, but surprisingly, it is always first. The Earth sign conveys a self-confidence to be envied, it is strong and unyielding. Capricorn has frivolity, waste of things, anger, impulsiveness, unstoppable passion and jealousy. For him, these are all obstacles to a greater goal.

This sign is romantic, but like salt, with a grain of salt. Capricorn understands very well when someone has romantic or sexual interest, but of course, it will twist you on the wire until you openly express the feeling. However, Capricorn does not allow emotions to cloud his vision and is always devoted to the facts.

If you want the respect of this sign, don't touch its boundaries or the passions it has about certain things. This sign is very bold, albeit skeptical. Capricorn remains essentially restrained and traditional, so any excessive scene just makes him feel embarrassed and bad.

The young Capricorn is usually happier and more fulfilled than the older people of this sign. Young people ruled by Saturn are very fond of tradition and ancestral history, as they value the wisdom and experience of age. When Capricorn matures and overthrows the idols, the "unbridled" actions of the younger generation simply frighten the conservative "goat". So if you see an old person on the street who looks at you angrily when you laugh out loud, he is most likely a Capricorn.

However, let's not get it wrong: Capricorns fit in very well with any generation, they just have a bit of a hard time breaking in at first. If he manages to find a person who instills confidence in him, Capricorn is ready to break free from self-restraint and make a name for himself.

You will rarely find Capricorn poking into other people's business or gossiping. Capricorn just concentrates on his life and work and doesn't even think about what's going on around him. He will always improve himself, never gives unsolicited advice, and usually only jumps into a conversation when he is interested. Capricorn is a practical sign, it falls short and solves things.

In many cases you may have heard or read that Capricorn is a materialistic sign, but let us tell you that this is an exaggeration. Capricorn falls in love and is ready to take important steps when he is emotionally ready. Capricorn people do strange things for the complete certainty that the other person is the right one.

Capricorn seizes every opportunity and moment. In practice, fate doesn't knock twice on a Capricorn's door, because he listens the first time.