Celebrity

Tatuazhin e ri minimalist të Hailey-t mund ta kopjoni edhe ju

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2023

Tatuazhin e ri minimalist të Hailey-t mund ta kopjoni edhe ju

Viti që po ikën ka qenë një fluks trendesh, nga make up-i barbiecore, veshjet dhe aksesorët e veçantë që plotësojnë stilin e çdo gruaje. Hailey Bieberndryshe njihet si ikonë e tendencave minimaliste dhe tatuazhi i fundit e vërteton këtë.

Tatuazhin e ri minimalist të Hailey-t mund ta kopjoni edhe ju
 
Ditën e djeshme, Hailey postoi një story në Instagram, ku detaji që ra në sy ishte tatuazh i ri. Një fjongo minimaliste në pjesën e poshtme të dorës së majtë i shtohet gamës së mbi 20 tatuazheve të vogla që ajo ka në trup.
 
Hailey tashmë ka disa tatuazhe, si shkronja "J" në gishtin e unazës, për nder të bashkëshortit Justin Bieber, si dhe një "B" në dorën e saj. Ajo gjithashtu ka fjalën "lover" të shkruar në qafë, një kryq pranë veshit, "1996" (viti i lindjes) në ijë dhe një tatuazh pjeshke me Justin për nder të këngës së tij, "Peaches".