Dhjetori është muaji magjik dhe me festat e fundvitit vetëm disa ditë larg, të gjithë jetojmë në atë frymën e mezipritjes për të kaluar momente të paharrueshme me më të dashurit tanë. Por, dikush ka vendosur ta sjell më afër festën dhe ajo është Beyoncé, e cila ka shtuar një detaj në thonjtë e saj festiv.
Në një album fotosh në Instagram, këngëtarja shfaqet me një veshje komplet të zezë, me flokët e mbuluar me kapuç të ngushtë, teksa në fytyrë bien dy fije flokësh me onde në nuancën bionde prej platini që është edhe ndryshimi i saj i fundit te flokët.
Te thonjtë e gjatë në formë bajameje, Beyoncé zgjodhi bazën tradicionale të manikyrit rozë të pastër me një ngjyrë të kuqe të ndezur për french-in. Duke shtuar një detaj me temën e Krishtlindjes në secilin gisht të madh, ajo e transformoi çdo majë të kuqe të ndezur në një dizajn të ngjashëm me kapelën e Babagjyshit.
Krahas manikyrit me shkëlqim, nuancave të së zezës dhe atyre neutrale, manikyristja e njohur Julie Kandalec, tha së fundmi për Bustle se e kuqja është ndër ngjyrat më të nxehta të manikyrit për sezonin e festave të vitit 2023.
Burimi: Bustle