“Efekti kameleon” është një fenomen që ndodh kur dikush imiton sjelljet, gjestet dhe shprehitë e fytyrës të njerëzve me të cilët ndërvepron më shpesh. Fenomeni bën që në mënyrë të pandërgjegjshme të ndryshosh sjelljen dhe në disa raste, edhe preferencat, bazuar në ato të njerëzve me të cilët rrethohesh.
Fenomeni ka marrë emrin pikërisht nga kameleoni, i cili ndryshon ngjyrën e lëkurës, për t'u përshtatur me çdo mjedis në të cilin ndodhet.
"Efektin kameleon" mund ta kenë përjetuar të gjithë njëherë në jetë dhe këto janë shenjat që e tregojnë:
Imiton shprehjet e fytyrës së dikujt
Direkt kryqëzon duart kur i kryqëzon ai që ke përballë
Imiton posturën e dikujt tjetër
Bën të tuat gjestet e dikujt tjetër
Përdor të njëjtin ton me personin që po të flet
Çfarë imitojnë njerëzit më shpesh?
Tonin e zërit
Batutat
Gjestikulacionet
Theksin
“Efekti kameleon” është më i zakonshëm seç mnedon. Është shumë normale që njerëzit të imitojnë dhe të bëjnë të tyren një gjestikulacion, batutë, apo mimikën e dikujt tjetër, madje mund ta kesh vënë re në marrëdhënien e një çifti apo mes miqve të ngushtë.
Kjo dukuri ndodh natyrshëm dhe nuk ka nevojë për një praktikë të caktuar. Mund të ndodhë mes njerëzve që kanë një jetë që njohin njëri-tjetrin, mes njerëzve që njihen për shumë pak, por ka dhe situata kur njerëzit imitojnë një person që adhurojnë.
Artikuj të sugjeruar: