Periudha më e bukur e vitit është këtu! Drita, dekore festive, bredh i zbukuruar dhe atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri sikur ndryshon ajrin në të gjithë botën, por sidomos për fëmijët. Këta të fundit, bëhen gati si çdo vit për atë burrin me mjekër të bardhë dhe thesin e madh në krahë që vjen me dhurata plot për t’i shpërndarë në të gjithë botën.
Shumica e prindërve bëjnë përpjekje për të mbajtur gjallë magjinë e Babagjyshit për fëmijët e tyre, duke kthyer në ritual lënien e biskotave me qumësht jashtë derës, që t’i konsumojë Babagjyshi, i cili më pas përdor slitën fluturuese për të shpërndarë dhurata për fëmijët.
Por, a duhet t’i lëmë fëmijët të besojnë në ekzistencën e Babagjyshit? Çfarë duhet të bëni kur magjia e Babagjyshit të zbehet?
Shumë prindër duan ta mbajnë të gjallë Babagjyshin për fëmijët dhe nëse është kështu, por a ka ndonjë rrezik të dëmtimit psikologjik që mund t'u bëni fëmijëve nëse u thoni se një burrë magjik do të hyjë fshehurazi në dhomën e ndenjes dhe do të lërë dhurata nën pemë? Jo në të vërtetë, kjo të paktën sipas psikoterapistes Amy Morin.
Ajo thotë se ju nuk do të shkaktoni asnjë dëm psikologjik nëse e lini fëmijën të besojë të Babagjyshi, edhe nëse ai/ajo beson më gjatë se shumica e fëmijëve të tjerë të moshës së tyre.
Por është më e rëndësishme, sipas Morin, që ta trajtoni si temë kur ata të fillojnë të vënë në dyshim ekzistencën e Babagjyshit. “Duke këmbëngulur se duhet të besojnë ose duke i kërcënuar se nuk do të marrin dhurata nëse nuk besojnë, kjo nuk është e dobishme," thotë Morin.
"Në vend të kësaj, ji i/e sinqertë," vazhdon ajo. "Thuajuni fëmijëve të vërtetën nëse ata pyesin nëse ka një Babagjysh që nuk mendojnë se është i vërtetë?” Nëse ata përfundimisht pohojnë se nuk besojnë, Amy thotë se është e rëndësishme të jesh i/e sinqertë kur bëhen pyetje të tilla.
Në fund të fundit, nëse doni apo jo që fëmija juaj të besojë te Babagjyshi është një vendim personal që nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë problem të madh. Ka të bëjë më shumë me mënyrën se si e trajtoni besimin e fëmijës dhe çfarë i thoni kur ata fillojnë të pyesin për këtë qenie protagoniste gjatë festave të fundvitit.