Të gjithë jemi njohur me konceptin e "të ndjerit të vetes"! Përvojë që lidhet me pamjen, atmosferën dhe ekzistencën tënde të gjithanshme në një nivel tjetër. Por, çfarë ndodh kur ju ndjeni vetëm veten dhe asgjë tjetër, gjithë kohës? Mbani shënime: Quheni autoseksual/e!
Ky term u referohet njerëzve që ndiejnë një tërheqje seksuale ndaj vetes. Autoseksualiteti mund të duket sikur një person preferon të masturbojë në vend që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person tjetër, por nuk është 100% kështu.
Kjo gjendje lidhet shpesh edhe me narcizmin, por ekspertët pajtohen me idenë se kjo nuk është një mënyrë e saktë e të menduarit për autoseksualitetin. Autoseksualiteti nuk është njësoj si çrregullimi i personalitetit të një narcisti, pasi narcisistët kërkojnë admirim dhe vëmendje nga të tjerët dhe u mungon empatia. Në vend të kësaj, njerëzit që identifikohen si autoseksualë janë në gjendje të kenë marrëdhënie me të tjerët, por kanë një preferencë të theksuar për seksin me veten.
5 shenja që tregojnë se mund të jeni autoseksual/e
1. Ju i jepni përparësi vetëkënaqësisë: Nëse vetëkënaqësia është mënyra kryesore për të shijuar kontaktet seksuale dhe kjo është diçka që ju e keni prioritet mbi format e tjera të aktivitetit seksual, autoseksualiteti mund të jetë një qasje me të cilën identifikoheni.
2. Doni të shihni reflektimin tuaj: Shumë pasqyra në tavan? Nëse jeni autoseksual, pasqyrat marrin një kuptim të ri. Ato nuk janë vetëm një mundësi për të krijuar iluzionin e pornos, por në fakt lehtësojnë seksualitetin në një mënyrë themelore.
3. Në të vërtetë eksitoheni vetëm nga JU: Ju jeni qendra e botës tuaj seksuale.
4. Ju pëlqen të shikoni veten në pozicione seksi: Ju mund të jeni autoseksual nëse filmoni veten dhe i shikoni pamjet për t'u eksituar ose për të përjetuar një orgazëm.
5. Ju pëlqen një person i/e ngjashme me ju: Kur jeni autoseksual, mund të zbuloni se jeni të tërhequr nga njerëz që kanë tipare fizike të ngjashme me tuajat. Ju mund të tërhiqeni nga partnerët që ju ngjajnë, madje edhe nga e njëjta gjini.
Burimi: Cosmopolitan