Motra e Celine Dion, Claudette Dion, ndau detaje për betejën e yllit të muzikës me sindromën e personit të ngurtë.
Claudette tha se këngëtarja ka "humbur kontrollin e muskujve të saj” pasi gjendja është përkeqësuar me kalimin e kohës.
Sindroma e personit të ngurtë është një çrregullim i rrallë neurologjik autoimun që zakonisht shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma të dhimbshme që mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.
“Çfarë më thyen zemrën është se fakti se ka qenë gjithmonë e disiplinuar,” tha ajo për Daily Mail. “Ajo gjithmonë ka punuar shumë. Nëna jonë i thoshte gjithmonë: 'Do t'ia dalësh'.”
Claudette shtoi se Celine ka dëshirë të performojë përsëri, pavarësisht vështirësive.
Në dhjetor 2022, Celine njoftoi se i duhej të anulonte pjesën e mbetur të turneut botëror "Courage" për shkak të çrregullimit neurologjik që ndikon te kordat vokale.