Dating

10+ fraza që mund të thoni në vend të ‘Ti më pëlqen!'

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2023

10+ fraza që mund të thoni në vend të ‘Ti më

Ndoshta ju nuk ndaloni dot së menduari për dikë! Keni flutura në stomak kur shihni emrin e tij/saj në telefon, kur e keni përballë e në plot situata të tjera. Pra, ju saktësisht doni të jepni mesazhin që dikush ju pëlqen, por si të mos e bëni në mënyrë të drejtpërdrejtë? Ekspertët e marrëdhënieve në çift thonë që ka disa shprehje që mund të zëvendësojnë atë klasiken “Ti më pëlqen”, e që njëherësh fshehin frikën ose pasigurinë e mospranimit.
 
Ja cilat shprehje janë:
 
#1 “Më pëlqen shumë që të kaloj kohë me ty”
#2 “Unë argëtohem shumë kur jam me ty”
#3 “Ti ke sjellë shumë pozitivitet në jetën time”
#4 “Nuk ndaloj dot së qeshuri kur jam me ty”
#5 “Ndihem shumë i/e lumtur kur jam me ty”
#6 “Koha që kaloj me ty është shumë e vlefshme për mua”
#7 “Ti ke nxjerr në pah një anë tjetër timen që më pëlqen shumë”
#8 “Unë jam vetvetja kur jam afër teje”
#9 “Kam menduar shumë për ty kohët e fundit”
#10 “Kam filluar të kem ndjenja për ty”
#11 “Të vlerësoj shumë”
#12 “Ti je vërtet i/e veçantë për mua”
#13 “Ti ma bën jetën më të mirë”
# 14 “Është bukur të kalosh kohë me dikë që të kupton”
# 15 “Gjëja që më pëlqen më shumë te ti është...”
# 16 “Të kaloj kohë me ty është gjëja më e preferuar e javës”
# 17 “Do doja të të njihja edhe më mirë”


Burimi: Parade