Celebrity

Madonna thotë se është një mrekulli që është ende gjallë

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2023

Madonna thotë se është një mrekulli që është

Madonna bëri shaka duke thënë se “iu desh që pothuajse të vdiste” për të mbledhur të gjashtë fëmijët e saj “bashkë në një dhomë”.

“Fakti që jam këtu është një mrekulli,” tha ajo gjatë koncertit në Barclays Center, Brooklyn, teksa turma shpërtheu në brohoritje. Këngëtarja tha se u zgjua në spital me fëmijët e saj "të frikësuar" për gjendjen e saj.

Në qershor, Madonna u shtrua në spital si pasojë e një infeksioni bakterial dhe gjendja u përkeqësua nga provat intensive para nisjes së turneut të saj, "The Celebration".

Madonna vuri në dukje se menjëherë mendoi për nënën e saj, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në moshën 30-vjeçare. "Ajo ishte vetëm. Dhe unë po mendoja, ‘Po sikur të lija fëmijët e mi?’ Kjo do të më shkatërronte, të lija fëmijët e mi në këtë moment të jetës së tyre."

“Nuk po mendoja për veten. Po mendoja për ta dhe po mendoja për nënën time dhe se sa e frikësuar duhet të ketë qenë kur e dinte se do të na linte të gjithëve pas.”

Këngëtarja shtoi se "gjëra të çmendura na ndodhin" në mënyrë që "të na bëjnë të kuptojmë se çfarë kalojnë njerëzit e tjerë".

Madonna ka një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë, Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar - David Banda, Chifundo "Mercy" James dhe binjakëve Stella dhe Estere.